Diametri i sipërfaqes së përfshirë nga zjarri në Pyjet e Dardhës sa vjen e zgjerohet, duke rrezikuar kështu sipërfaqe të mëdha me pisha e kullota.
Ndonëse është dita e katërt kur Pyjet e Dardhës ndodhen nën pushtetin e flakëve, zjarri vijon të rritet, por vatër kryesore mbetet ende zona e Bigëllit.
Me dhjetra hektarë pishash e kullotash janë shkrumbuar, edhe pse forcat zjarrfikëse vijojnë gadishmërinë për ta parandaluar rritjen e mëtejshme të flakëve.
Terreni e ka bërë të vështirë ndërhyrjen në pyll përmes tokës, ndaj edhe forcat ushtarake kanë ndërhyrë për shuarje nga ajri përmes helikopterit.