Aktualitet

Pyetet për dorëheqjen e Lulzim Bashës, si përgjigjet Balla


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 23/03/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballla është pyetur në një dalje për mediat për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Balla nuk preferoi të japë komente. Sipas tij, paketa e rezistencës sociale është më e rëndësishmja për momentin.

S’kam asnjë koment për çështjen. Për ne ka rëndësi më shumë se kjo, paketa e rezistencës sociale”, tha shkurt Balla.

Kreu i grupit socialist, deklaroi  se në mbledhjen e sotme u vendos që edhe deputetët e PS do të jenë në terren për të verifikuar zbatimin e masave të marra nga qeveria për krizën e çmimeve. Balla u shpreh se grupi parlamentar do të ketë një axhendë intensive kontrolli në 12 qarqe të vendit në më shumë se 300 njësi administrative/Opinion.al

Pas