Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballla është pyetur në një dalje për mediat për dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Balla nuk preferoi të japë komente. Sipas tij, paketa e rezistencës sociale është më e rëndësishmja për momentin.
S’kam asnjë koment për çështjen. Për ne ka rëndësi më shumë se kjo, paketa e rezistencës sociale”, tha shkurt Balla.
Kreu i grupit socialist, deklaroi se në mbledhjen e sotme u vendos që edhe deputetët e PS do të jenë në terren për të verifikuar zbatimin e masave të marra nga qeveria për krizën e çmimeve. Balla u shpreh se grupi parlamentar do të ketë një axhendë intensive kontrolli në 12 qarqe të vendit në më shumë se 300 njësi administrative/Opinion.al