I pranishëm në konferencën për rindërtimin, kryeministri Edi Rama teksa ironizoi Presidentin Ilir Meta, deklaroi se ai ka më shumë se një shtëpi. Po ashtu, Rama shtoi se ishte luks i madh për të që të merrej me presidentin Meta.
“Presidenti e ka shtëpinë. Më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra dhe presin që të futen ën shtëpinë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit. Unë nuk merrem me Presidentin. Është shumë luks i madh për mua të merrem me Presidentin.”, tha Rama.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Zëdhënësit i Presidentitn Tedi Blushi, duke thënë se Meta ka vetëm një shtëpi dhe se ajo është Shqipëria.
“Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë.”-shkruan Blushi në rrjetet sociale./ Opinion.al