Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Putini s’ka për t’u dorëzuar!” Armët e SHBA-së po shkojnë në Ukrainë, por forcat ruse kanë marrë “vrull” 

2024/05/04 at 11:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
“Putini s’ka për t’u dorëzuar!” Armët e SHBA-së po shkojnë në Ukrainë, por forcat ruse kanë marrë “vrull” 

Javën e kaluar, forcat ruse depërtuan nëpër vijat ukrainase në fshatin Oçeretnje, duke e shfrytëzuar vrullin që kishin marrë në shkurt nga pushtimi i qytetit industrial, Avdivka, rreth 25 kilometra në juglindje. Komandantët i zëvendësuan shpejt trupat ushtarake, të rraskapitura nga lodhja, me një brigadë tjetër që kishte luftuar në zonë për më shumë se një vit. 


Rreth një orë udhëtim me makinë në veri, trupat ruse, duke përfshirë njësitë elitare të parashutistëve, me vështirësi kanë depërtuar në një kanal të rëndësishëm në Çasiv Jar, vendbanim ky që ofron pamje më të mirë për artilerinë që ka cak një linjë hekurudhore kritike të furnizimit për forcat e Ukrainës. 

Ndërkohë, qindra kilometra në jugperëndim, këmbësoria ruse depërtoi në një pjesë të fshatit Robotnje, fshat të cilin trupat ukrainase e rimorën në një kundërofensivë të shumëpërfolur të vitit të kaluar, e cila ishte shumë larg objektivave të saj.
Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës nuk i ka kursyer fjalët. 

“Situata në front është përkeqësuar”, tha gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskiy në një postim në Telegram më 28 prill. Forcat ruse, sipas tij, “po sulmonin në mënyrë aktive përgjatë gjithë vijës së frontit me suksese taktike në disa zona”. 

Të rrethuar dhe pa armatim, forcat ukrainase morën një mbështetje që ua ngriti moralin e luftës javën e kaluar, kur ligjvënësit amerikanë më në fund miratuan një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarësh të dominuar nga armët: raketa kundërajrore; municion për armë të vogla; sisteme obusësh 105 milimetërshe dhe 155 milimetërshe; predha për sistemet e artilerisë HIMARS me precizitet të lartë, automjete luftarake të këmbësorisë Bradley etj. 

Kjo paketë u miratua disa muaj që nga donacionet e fundit thelbësore. 

Por, pozicioni i Ukrainës në fushën e betejës është i zymtë. 

Forcat e saj janë të pakta në numër. Pavarësisht se qeveria më në fund miratoi një ligj të ri për mobilizim, që synon përfshirjen e më shumë burrave në luftë, do të duhen javë, nëse jo muaj, përpara se trupat e reja të stërviten, pajisen dhe të jenë në gjendje të bëjnë ndonjë ndryshim thelbësor në front. 

Në këtë situatë, komandantët rusë duket se kanë marrë një vendim për të rritur ritmin e operacioneve, duke synuar fitore të mëdha për t’u mburrur përpara festimeve kombëtare të Ditës së Fitores më 9 Maj. 

“Në përgjithësi, ne po humbasim ngadalë territor”, tha Ivan Stupak, një analist me Institutin Ukrainas për të Ardhmen, një institut kërkimi në Kiev, duke shtuar se Rusia po fokuson përparimin e saj të vazhdueshëm në një front të ngushtë të fushëbetejës në rajonin e Donjeckut. 

“Shtabi i Përgjithshëm i Rusisë ka vendosur më shumë fuqi punëtore dhe pajisje në Donjeck nga drejtime të tjera”, tha ai për Radion Evropa e Lirë. 

“Kështu që tani Rusia po i thyen ngadalë vijat tona të mbrojtjes”. 

“Ne kemi arritur në pikën ku situata në vijën e parë është më e keqja që nga marsi i vitit 2022”, tha Konrad Muzyka, një analist i mbrojtjes me bazë në Poloni, i cili udhëton rregullisht në Ukrainë. 

“Epërsia numerike e rusëve vazhdon të rritet e me të, edhe numri i sulmeve”, tha ai në një postim për X, dikur Twitter. “Ukraina ende nuk e ka pasur orën më të errët. Ajo nuk ka filluar ende”. 

“Ukraina nuk ka mundësi të mira edhe me pakon e fundit të ndihmës. Shumë analistë ushtarakë kanë arritur tashmë në këtë përfundim, privatisht, por nuk janë të gatshëm ta shprehin atë”, tha Eugene Rumer, një ish-analist i lartë i Rusisë në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës së SHBA-së. 

Gjendje e vështirë 

Iniciativa në fushën e betejës është zhvendosur disa herë që kur Rusia nisi pushtimin e saj masiv në shkurt të vitit 2022. Ukraina pengoi avancimin e Rusisë në kryeqytetin, Kiev, por forcat pushtuese kapën pjesë të territorit në rajonet jugore Herson, Zaporizhja, Donjeck, Luhansk, dhe rajonin e Harkivit në lindje. 

Ukraina befasoi trupat ruse me dy kundërofensiva të lokalizuara në vjeshtën e vitit 2022, duke rimarrë sasi të konsiderueshme toke në rajonet Harkiv dhe Herson. 

Ukraina më pas, pjesën më të madhe të muajve në vijim i kaloi duke përgatitur, trajnuar dhe pajisur nëntë brigada të reja të blinduara, me armatim perëndimor dhe ndihmën e NATO-s. 

Katër brigada të tjera morën gjithashtu armatim perëndimor dhe në qershor të vitit 2023 Kievi nisi një kundërofensivë në tri drejtime. 

Megjithatë, ajo u lëkund, e penguar nga linjat e gjera mbrojtëse ruse. 

Në anën tjetër, forcat ruse u rritën edhe më shumë, të përforcuara nga brigada të të burgosurve dhe një mobilizim i madh i urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin.
Infrastruktura industriale e Rusisë u mobilizua për të furnizuar vazhdimisht ushtrinë me artileri, municion dhe automjete. 

Në shkurt të vitit 2024, trupat ukrainase u detyruan të tërhiqen nga Avdivka, një qytet industrial që i kishte dhënë Ukrainës një pikë të favorshme mbi kryeqytetin rajonal të Donjeckut. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkarkoi komandantin e famshëm të vendit, gjeneralin Valeriy Zaluzhniy, pasi publikisht dha një vlerësim pesimist për trajektoren e luftës. 

Baticat, që atëherë janë kthyer më shumë kundër Ukrainës, pjesërisht për shkak se fluksi i ndihmës i SHBA-së dhe armatimeve të tjera perëndimore u ngadalësua në një rrjedhë mospajtimesh të brendshme politike në Uashington. 

Rusia ka përfituar nga mungesa e mbrojtjes kundërajrore, duke përdorur bomba me eksplozivë të rëndë të pajisura me krahë dhe navigacion satelitor me efekt shkatërrues. 

“Na pret një situatë e vështirë në të ardhmen e afërt. Por, nuk do të jetë katastrofike, le të jemi të qartë”, tha për BBC Kyrylo Budanov, shef i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës. “Nuk do të ketë Armagedon, siç thonë shumë… por do të jetë një periudhë e vështirë. Mesi i majit, fillimi i qershorit”. 

Por, kritikët thonë se Qeveria Zelensky ishte gjithashtu e ngadaltë për t’i dhënë përparësi ndërtimit të vijave të saj mbrojtëse përgjatë vijës së frontit prej 1200 kilometrash, pasi u bë e qartë se fuqia taktike e Rusisë po rritej. Qeverisë iu deshën muaj për të miratuar legjislacionin e ri që synonte të angazhonte më shumë burra në front. 

Mungesa e luftëtarëve të rinj ishte “urgjencë” për Ukrainën, problem ky që u “përkeqësua nga mungesa e armëve dhe municionit”, tha Rob Lee, një ish-marins amerikan dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme. 

“Situata relative e fuqisë punëtore është ndoshta faktori më i rëndësishëm që do të përcaktojë trajektoren e luftës, veçanërisht nëse Rusia mund të mbajë rekrutimin e 20-30 mijë vetave në muaj”, tha ai në një postim në X. 

Sipas vlerësimeve perëndimore, numri i viktimave nga ana e Rusisë – të vrarë dhe të plagosur – është rreth 450.000, megjithëse një gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane muajin e kaluar dha një shifër më të ulët – rreth 315.000. 

Numri i viktimave nga e Ukrainës është gjithashtu i madh. Zelensky, në shkurt, për herë të parë bëri publike humbjet luftarake, duke thënë se 31.000 trupa janë vrarë në dy vjetët e mëparshëm. Ky numër u vlerësua gjerësisht si numër i madh. 

Brigadat e Ukrainës, aktualisht, po operojnë me vetëm 40 për qind të kapacitetit të tyre fillestar, për sa i përket personelit dhe automjeteve, sipas Frontelligence Insight, një organizatë kërkimore e të dhënave e drejtuar nga një oficer rezervë ukrainas. 

“Situata në vijën e frontit pritet të stabilizohet me ardhjen e municioneve të reja, armatimit dhe rekrutëve të sapomobilizuar, por të trajnuar”, tha grupi. “Megjithatë, stabilizimi nuk pritet menjëherë, pasi do të duhet kohë për të armatosur, trajnuar dhe përgatitur rekrutët e rinj”. 

“Putini nuk ka gatishmëri për t’u dorëzuar” 

Analistë ukrainas dhe perëndimorë thonë se Rusia ka vendosur rreth 25.000 mijë trupa, duke përfshirë disa brigada elitare parashutistësh dhe pushkësh automatike, në përpjekjen e saj për të pushtuar Çasiv Jar. Pushtimi i tij do të lejonte artilerinë ruse të kërcënonte qytetin e kryqëzimit hekurudhor të Kostijantnivka, në jug, dhe disa nga linjat e furnizimit ku mbështeten njësitë e Ukrainës. 

Kjo, nga ana tjetër, mund t’i rrezikojë qytetet më të mëdha si Kramatorsku dhe Slovijansku, rreth 30 kilometra në veri, në të cilat janë disa fabrika industriale, kanë popullsi më të madhe dhe janë më të fortifikuara. 

Ushtria ukrainase dhe analistët hapur thonë se forcat ruse kaluan shkurtimisht kanalin në anën lindore të Çasiv Jarit në fillim të kësaj jave, por nuk ishin në gjendje ta mbanin atë. 

Analistët ukrainas thonë, gjithashtu, se Rusia po mbështetet në taktikën e përdorur gjatë marrjes së Bahmutit vitin e kaluar: sulmi me valë këmbësorie i stilit të Luftës së Parë Botërore, me njësi të përbëra nga ish të burgosur dhe të burgosur të trajnuar dobët, të ndjekur nga njësi më elitare. 

Forcat ruse kanë përparësi, tha Mick Ryan, gjeneral në pension i ushtrisë australiane, dhe ata “do të shtyjnë fort për të shfrytëzuar sa më shumë mundësinë e tyre përpara se ndihma ushtarake e SHBA-së të arrijë në javët e ardhshme”. 

Ndërkohë, në Oçeretnje raportime të pakonfirmuara thonë se përparimi rus mund të ketë qenë pjesërisht për shkak të një tërheqjeje, ndoshta të paautorizuar ose të parakohshme, nga Brigada 115 Mekanike. 

Një tjetër njësi e stërvitur dhe e pajisur nga NATO-ja, e cila kishte luftuar prej muajsh në rajon, Brigada e 47-të e Mekanizuar, u urdhërua të kthehej në rrethin e fshatit, për t’i përforcuar linjat mbrojtëse. 

Komandantët ushtarakë, tani, thuhet se po hetojnë komandën e njësisë dhe forcave ukrainase që u është dashur të tërhiqen drejt perëndimit nga tri fshatra në skajet jugore të Oçeretnjes. 

“Armiku ka depërtuar dhe ka fituar një terren në një pjesë të Oçeretnjes”, tha në një paraqitje televizive nënkoloneli dhe zëdhënësi ushtarak Nazar Voloshyn duke shtuar se, “po merren të gjitha masat për të rrëzuar armikun nga aty”. 

“Ukraina po zhvillon një luftë kundër një armiku që nuk tregon prirje për ta ndalur agresionin e tij dhe as për të negociuar”, tha Rumer. 

Rumer, i cili tani është drejtor i Programit të Rusisë dhe Euroazisë në Carnegie Endowment for International Peace, shkroi një koment më 25 prill. 

“Duke vënë bast të gjithë presidencën e tij për këtë luftë, Putini nuk tregon gatishmëri të heqë dorë. Nevoja e Ukrainës për ndihmë, edhe me zbatimin e një strategjie mbrojtëse për një afat të gjatë, është e pafund. A janë Uashingtoni dhe Brukseli gati për të?”./REL 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Po ndërtonin 5 objekte pa leje në Theth, arrestohet një person, në kërkim një tjetër 

Po ndërtonin 5 objekte pa leje në Theth, arrestohet një person, në kërkim një tjetër 

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV-2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues 

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV-2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues 

Makina përplas këmbësoren në Pogradec, pak metra më larg aksidentohen 2 mjete të tjera 

Makina përplas këmbësoren në Pogradec, pak metra më larg aksidentohen 2 mjete të tjera 
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com