Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putini e ka humbur luftën e gazit me Gjermaninë

2023/01/15 at 11:50 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Putini e ka humbur luftën e gazit me Gjermaninë

Rusia nuk mund të ushtrojë më presion ndaj gjermanëve me gazin. Edhe pa Gazpromin ata i kanë rezervat e mbushura dhe nuk tremben për mungesën e gazit as në dimrin e ardhshëm, thekson Andrey Gurkov.


Do të ishte e hershme të flitej për humbje të Rusisë në Ukrainë. Por luftën e gazit kundër Gjermanisë, Putini e ka humbur, kjo mund të thuhet me siguri. Republika Federale ka rezervat më të mëdha të gazit në Europë. E nëse niveli i mbushjes pikërisht në pikun e ngrohjes në janar ende është në nivelin 90%, kjo do të thotë: mungesa e furnizimeve me gaz rus nuk përbën më rrezik.

Në kohën kur filloi sulmi rus në Ukrainë, Gjermania importonte më shumë se gjysmën e gazit nga Rusia. Për Moskën shantazhi ndaj Gjermanisë ishte thelbi i presionit ekonomik për BE, me qëllim që të minohej mbështetja e europianëve për popullin ukrainas dhe ushtrinë e vendit.

 Muaji i pestë pa gazin rus i Gjermanisë

Ky plan dështoi. Gjermanët nuk po ngrijnë në shtëpitë e tyre, nuk duhet të mbyllin fabrikat. Edhe në Berlinin politik ka ikur frika, se Moska për hakmarrje do ta paralizonte Gjermaninë. Jo, Republika Federale në kuadër të sanksioneve të BE është shkëputur vetë nga qymyrguri dhe nafta ruse, dhe nga fundi i gushtit nuk merr më as gaz nga Gazpromi.

Me fjalë të tjera: gjermanët jetojnë në muajin e pesë pa gazin rus që mendohej se ishte kaq i pazëvendësueshëm dhe ekonomia më e madhe në Europë duket se po ecën mirë edhe pa të. Vërtet që pritet një recesion ekonomik, që nuk të habit para ndërprerjes së zinxhirëve të vjetër të furnizimit dhe çmimeve shumë të larta të energjisë. Por ka tregues që të thonë, se rënia është më e dobët se mendohej. Madje edhe inflacioni rekord po ngadalësohet. Ndërkohë Berlini po e zgjeron mbështetjen për Kievin, gjë që mund të shihet si një provë jo e drejtpërdrejtë për dështimin e “operacionit të posaçëm të gazit” të Putinit. Në fillim të janarit qeveria gjermane e ndryshoi qëndrimin dhe është gati për dërgimin e tankeve mbrojtës. Mund të pasojnë edhe tanke luftarakë, debati publik për këtë ka marrë hov.

Autoritetet heqin sinjalin e alarmit

Që Putini e ka humbur luftën e gazit duket edhe nga deklaratat e qarta, që iu dhanë ekonomisë dhe popullsisë nga dy burime: nga agjencia shtetërore e energjisë dhe dega e sektorit energjitik. Agjencia Federale e Rrjetit tha zyrtarisht se “situata e mungesës së gazit gjithnjë e më shumë nuk ka gjasa”. Kreu i kësaj agjencie, Klaus Müller pret fundin e luhatjeve të çmimit dhe stabilizimin në këtë nivel. Ky nivel është patjetër shumë më i lartë, se më parë, por disa herë më i ulët se vlerat rekord në verë. Me këto çmime degët e industrisë gjermane që konsumojnë shumë energji mund të fillojnë të planifikojnë, sipas Müller. Pak pas kësaj edhe Shoqata e Rezervave të Gazit dhe Hidrogjenit, INES në konferencën e shtypit në janar bëri parashikimet për vitin 2023. Me një mot me temperatura normale gjendja e rezervave të gazit në fund të dimrit pritet të jetë rreth 65%. Një situatë e mirë për verën 2023 dhe mbushjen 100% të rezervave në shtatorin e ardhshëm. Pra dega e energjisë dhe autoritetet i sigurojnë sipërmarrjet dhe familjet gjermane se nuk priten probleme as këtë dimër dhe as dimrin e ardhshëm. Me kusht që “të vazhdohen kursimet e forta të konsumit të energjisë edhe më tej.”

 Gazprom humbi tregun më të madh

Ekspertët e INES kanë bërë parashkime edhe për rastin më të disfavorshëm: Moti bëhet shumë i ftohtë, oferta e gazit të lëngshëm nga Azia për shkak të kërkesës së lartë bie, Rusia ndërpret të gjitha furnizimet me gaz në Europë, gjë që do të vinte në përdorim ndarjen solidare të rezervave gjermane me vende të tjera të BE. Por edhe para një skenari të tillë në Gjermani nuk do të pritej një krizë e fortë e gazit këtë dimër dhe dimrin e ardhshëm.

Deklaratat e sektorit energjitik dhe ekspertëve janë provë bindëse se Putini e ka humbur vërtet luftën e gazit. Gjermania e filloi vitin 2023 pa gazin rus, dhe pa frikë për këtë humbje. Pikërisht këtu qëndron dështimi i Kremlinit: Gazi rus nuk shërben më si armë kundër Gjermanisë. Por pasojat e kësaj lufte të humbur janë më të ndjeshme për Gazpromin, që humbi tregun më të rëndësishëm jashtë vendit. Ende para një viti gjermanët blenin një çerekun e eksporteve të Gazpromit./DW



Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Mbretëresha e Sinaloa, ‘nusja’ e El Chapo merr kartelin pas arrestimit të “El Ratón”

Mbretëresha e Sinaloa, ‘nusja’ e El Chapo merr kartelin pas arrestimit të “El Ratón”

Masakra e Reçakut, ambasadori i SHBA në Kosovë: Askush mos ta harrojë apo mohojë

Masakra e Reçakut, ambasadori i SHBA në Kosovë: Askush mos ta harrojë apo mohojë

Banorët e Bërxullës në protestë/Hipin në shtyllat e tensionit, kërcënojnë se do të hidhen

Banorët e Bërxullës në protestë/Hipin në shtyllat e tensionit, kërcënojnë se do të hidhen
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com