Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putini bën ndryshime në qeveri ndërsa Kremlini intensifikon sulmet në Ukrainë

2024/05/13 at 6:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rebelimi i Wagner, eurodeputeti polak: Putini do të bëhet më brutal dhe autoritar

Rusia ka filluar një ofensivë të re tokësore në rajonet verilindore të Ukrainës. Analistët thonë se Kremlini synon të shfrytëzojë dobësitë e Ukrainës përpara arritjes së ndihmave ushtarake nga perëndimi, në javët dhe muajt e ardhshëm. Ndërkaq, Presidenti rus bëri ndryshime në kabinetin e tij të dielën, duke larguar Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Nikolai Patrushev. Ndryshimet u njoftuan pasi Presidenti Putin filloi mandatin e tij të pestë në detyrë.


Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret të dielën për emërimin e zotit Shoigu si Sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke e larguar nga posti i Ministrit të Mbrojtjes. Ky vendim nënkupton që aleati i ngushtë i Presidentit Putin, Nikolai Patrushev largohet nga posti i Sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në vend të zotit Shoigu, Presidenti rus propozoi Andrei Belousovin si Ministër të Mbrojtjes.

Këshilli rus i Sigurimit mbajti një takim të hënën për të diskutuar propozimin e Presidentit Putin për të emëruar zëvendëskryeministrin Andrei Belousov në postin e ministrit të mbrojtjes.

“Nuk shoh një kandidat më të mirë që mund ta organizonte dërgimin e armëve moderne ushtrisë dhe të arrinte rezultate. Në të gjitha pozicionet e mëparshme, Andrei Removiç (Belousov) gjithmonë ka arritur rezultate”, tha gjatë takimit kryetarja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Valentina Matvienko.

Ish-oficeri i inteligjencës britanike Christopher Steele thotë se ndonëse ndryshimet në qeveri ishin të pritshme pasi Presidenti Putin filloi mandatin e ri, megjithatë ato janë befasuese.

“Nëse shikoni se kush u largua, fjala është për dy nga katër njerëzit kryesorë në qeveri që drejtojnë luftën, në një kohë kur ka një kundër- ofensivë ruse në Ukrainë. Ky është një vendim befasues, por do të shohim në ditët në vijim se çfarë ndikimi do të ketë”, thotë zoti Steele.

Pavarësisht lidhjeve të afërta me Presidentin Putin, pozita e Sergei Shoigut u dobësua pas arrestimit të zëvendësit të tij Timur Ivanov, muajin e kaluar, me akuza për korrupsion.

Ish-ministri Shoigu është parë si një figurë kyçe në vendimin për dërgimin e trupave ruse në Ukrainë. Rusia priste që ofensiva të përfundonte me një fitore të shpejtë.

Por Ukraina i dha ushtrisë ruse një goditje poshtëruese dhe i detyroi forcat ruse të tërhiqen nga përpjekjet për të marrë nën kontroll Kievin. Një kundërofensivë ukrainase më pas dëboi forcat e Moskës edhe nga rajoni i Kharkivit.

Tani në këtë zonë, trupat ruse kanë filluar një ofensivë të re.

Sipas analistëve Kremlini synon të shfrytëzojë dobësitë e Ukrainës përpara mbërritjes së ndihmave ushtarake për Kievin nga perëndimi në javët dhe muajt e ardhshëm.

Rusia ka filluar zbatimin e qasjes që ka për qëllim rraskapitjen e forcave ukrainase duke dërguar valë pas vale ushtarësh në sulm.

“Na gjeti një dron… Një dron i dytë fluturoi menjëherë, pa pozicionet tona dhe menjëherë filluan sulmin me mortaja disa metra larg… Më pas m’u errësuan sytë dhe kjo ishte e gjitha”, thotë një ushtar ukrainas që dha vetëm emrin e tij të luftës, Artem

Deri më tani, Rusia mbizotëron kundrejt forcave ukrainase me numër ushtarësh, forca të blinduara dhe municione. Britania megjithatë vlerëson se të paktën 450 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur deri tani. Kjo shifër është shumë më e lartë se çdo numër që është dhënë publikisht nga Kremlini.

Kreu i administratës ushtarake të Kharkivit thotë se afërsia me qytetin rus Belgorod, rreth 50 kilometra larg, paraqet një rrezik të vazhdueshëm për banorët vendas.

Megjithatë, as banorët e Belgorodit nuk janë më të sigurt.

Moska thotë se fragmentet e një rakete ukrainase, që u rrëzua nga forcat ruse, ra në një ndërtesë apartamentesh të këtij qyteti.

Guvernatori i rajonit rus të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov tha se 15 trupa të pajetë u nxorën nga rrënojat.

Televizioni rus RTR njoftoi të hënën se rreziku nga shembja e pjesës së mbetur të ndërtesës ishte ende i lartë./VOA



Ju sugjerojmë

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Merz: Irani është një regjim terrori

18 Qershor, 2025 8:45 am
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Bota

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

18 Qershor, 2025 8:39 am
Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
Bota

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

18 Qershor, 2025 8:32 am
Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

18 Qershor, 2025 8:26 am
Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
Aktualitet

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

18 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Para
Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Gjermania “blindohet” për Europianin

Gjermania “blindohet” për Europianin

Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikën e saj me të BE-së, anëtarësimi i mundshëm brenda pesë vjetëve

Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikën e saj me të BE-së, anëtarësimi i mundshëm brenda pesë vjetëve
















TE FUNDIT

Merz: Irani është një regjim terrori

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
18 Qershor, 2025

"Do të ishte mirë, nëse do t’i vinte fundi këtij regjimi të Mullahëve": Kancelari Merz thekson në intervistë për kanalin...

Lexo më shumë

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
18 Qershor, 2025

Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion ushtarak dhe të inteligjencës, të...

Lexo më shumë

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
18 Qershor, 2025

Pse emigrantët largohen përsëri nga Gjermania? Një studim i ri tregon se vendet e tjera janë më tërheqëse për të...

Lexo më shumë

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
18 Qershor, 2025

Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com