Aktualitet

Putin uron Bajram Begaj: Shëndet dhe suksese në detyrën e lartë shtetërore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 11/06/22 |
Opi Nion

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar.

 Urimi është shpërndarë nga faqja zyrtare në “Facebook” e Ambasadës së Rusisë në vendin tonë. Në mesazh Putin i uron shëndet dhe suksese në detyrën më të lartë shtetërore, Bajram Begajt.

  “Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë./Opinion.al

Pas