Bota

Putin: Ukraina, enklavë anti-ruse që duhet eliminuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:22 - 01/09/22 |
Opi Nion

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Ukraina është “enklavë anti-ruse” dhe eliminimi i saj është një prej qëllimeve të luftës që ka nisur Rusia më shumë se gjashtë muaj më parë.

“Për këtë arsye njerëzit tanë janë duke luftuar atje”, u ka thënë Putin disa nxënësve në Kaliningrad, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, raporton dpa.

“Ne jemi duke mbrojtur banorët e Donbasit dhe vetë Rusisë”.

Enklava është një territor i huaj që rrethohet nga një territor tjetër.

Me një formulim të tillë, lideri i Kremlinit ka shpërfaqur synimet për pronësi të gjithë Ukrainës fqinje. Deklarimi zyrtar nga ana e Rusisë për luftën në Ukrainë ka qenë “çlirimi” i rajoneve Donjeck dhe Luhansk nga nacionalistët ukrainas.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Pas