Bota

Putin tregon se si reagoi vajza e tij ndaj vaksinës ruse kundër Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:07 - 29/08/20 |
el ida

Presidenti rus Vladimir Putin ka treguar si u ndje vajza e tij pasi ka provuar vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.

Kreu i shtetit rus, deklaroi se ajo kishte pasur një rritje temperature por i qëndroi idesë se vaksina krijon imunitet të qëndrueshëm.

“Pati një rritje temperature. 21 ditë më vonë, pas vaksinës së dytë, pati sërish një rritje të lehtë temperature, por gjithçka kaloi mirë. Sot, specialistët tanë e kanë të qartë se kjo vaksinë krijon imunitet të qëndrueshëm, krijon antitrupa, si në rastin e vajzës sime, dhe është e padëmshme. Falë Zotit, vajza ime është mirë”, u shpreh Putin për televizionin “RT”.

Sakaq, Putin ka njoftuar se vendi i tij do të prodhojë edhe një vaksinë të dytë kundër koronavirusit, që do të jetë gati në shtator.

Pavarësisht optimizmit të Presidentit rus, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dyshime mbi vaksinat ruse. Zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic, u shpreh se progresi i vaksinës nuk duhet të kompromentojë sigurinë e shëndetit./Opinion.al

Pas