Bota

Putin takon ushtarakët: Do doja të dëgjoja propozimet tuaja për veprimet në Ukrainë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 17/12/22 |
Opi Nion

Presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti gjatë ditës së djeshme në Kremlin, bisedime me përgjegjësit e fushatës ushtarake në Ukrainë. Në  takime morën pjesë, ndër të tjera, ministri i mbrojtjes, Serghiei Shoigu dhe shefi i shtabit, Valeri Gerassimov si dhe komandantët e ndryshëm ushtarakë që u dëgjuan nga presidenti veçmas.

Lajmin e bëri të ditur Kremlini përmes një deklarate.

“Të premten – thuhet në shënimin e Kremlinit – presidenti kaloi gjithë ditën me krerët ushtarakë të përfshirë në operacionin special ushtarak”, siç quhet zyrtarisht në Rusi pushtimi i vendit fqinj që filloi më 24 shkurt.

“Do të doja të dëgjoja propozimet tuaja për veprimet që do të ndërmerren në afat të shkurtër dhe afatmesëm”, tha Putin gjatë takimit, pjesë të të cilit u shfaqën në televizionin publik rus, në ditën kur një breshëri raketash goditi Ukrainën./Opinion.al

Pas