Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim

2025/06/23 at 1:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim

Në një shfaqje të qartë mbështetjeje për Teheranin, Vladimir Putin priti sot në Kremlin ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi.

Presidenti rus Putin dënoi ashpër sulmet amerikane ndaj Iranit, duke i quajtur “akte agresioni të pajustifikuara” dhe siguroi delegacionin iranian se populli i Iranit mund të mbështetet te Rusia.

Një video e publikuar nga Kremlini tregon takimin e Putin me delegacionin iranian në një sallë luksoze, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe këshilltari i lartë Yuri Ushakov, ish-ambasador i Rusisë në SHBA.

“Ky akt agresioni kundër Iranit nuk ka asnjë bazë apo justifikim. Ne kemi marrëdhënie miqësore dhe të besueshme prej shumë vitesh me Iranin, dhe nga ana jonë po bëjmë përpjekje për të mbështetur popullin iranian”, deklaroi Putin.

Gjatë fjalës së tij, Putin deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë provokuar nga Izraeli për të ndërmarrë sulmet ndaj Iranit.

Putin tha gjithashtu se ka zhvilluar telefonata me Presidentin amerikan Donald Trump, Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed Al Nahyan dhe Presidentin e ri të Iranit, Masoud Pezeshkian.

Megjithatë, nuk u dhanë detaje për kohën e këtyre bisedave, ndërsa Kremlini kishte deklaruar të dielën se nuk kishte ndonjë plan për të folur me Trump pas sulmeve amerikane.

Araghchi falenderoi Putinin për qëndrimin mbështetës dhe deklaroi se “Rusia është në anën e duhur të historisë”. Ai vlerësoi gjithashtu afërsinë mes dy vendeve, e cila sipas tij “është forcuar edhe më shumë vitet e fundit”. Irani ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Rusisë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Regjimi iranian ka furnizuan Moskën me armë, përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe mijëra dronë Shahed.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Irani ka ndihmuar gjithashtu në ndërtimin e një fabrike dronësh në Rusi.

Në këmbim, Moska ka qëndruar pranë Iranit gjatë përplasjeve me Izraelin dhe pas sulmeve të fundit amerikane.

“Sa i përket programit bërthamor, Rusia ka qenë partnere dhe na ka ndihmuar. Po ashtu ka qenë pjesë aktive në negociatat bërthamore dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm”, deklaroi ministri iranian Araghchi.

Rusia ka ndërtuar dhe vazhdon të operojë centralin bërthamor të Bushehrit në jug të Iranit, i vetmi central bërthamor i vendit.

Putin theksoi javën e kaluar se rreth 200 ekspertë rusë ndodhen aktualisht në objekt dhe falenderoi Izraelin që ka rënë dakord të “garantojë sigurinë e tyre”.

Ju sugjerojmë

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid
Bota

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

4 Gusht, 2025 11:19 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

4 Gusht, 2025 10:10 pm
Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
Life Style

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja
Sport

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja

4 Gusht, 2025 9:14 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Netanyahu merr vendimin: Pushtim i plotë i Gazës

4 Gusht, 2025 8:38 pm
Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun
Aktualitet

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun

4 Gusht, 2025 8:19 pm
Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur
Bota

Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur

4 Gusht, 2025 7:56 pm
Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

4 Gusht, 2025 7:21 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump kërcënon Indinë: Nëse vazhdoni të blini naftë nga Rusia, do rris tarifat

4 Gusht, 2025 6:46 pm
Para
I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin

I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin

Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…

TE FUNDIT

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid
4 Gusht, 2025

Një aeroplan pasagjerësh Airbus është detyruar të bëjë ulje në tokë pasi pësoi dëmtime të mëdha nga një përplasje zogjsh...

Lexo më shumë

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
4 Gusht, 2025

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës këtë të hënë. Sipas policisë, rreth...

Lexo më shumë

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
4 Gusht, 2025

Nëse futbolli me yjet më të njohur nuk ju emocionon mjaftueshëm, teknologjia më e fundit ka bërë që ky sport...

Lexo më shumë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Gusht, 2025

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Policia shprehet se shtetasi F. Ll...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com