Bota

Putin: Perëndimi shënoi autogol me sanksionet që i vendosi Rusisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 18/04/22 |
Opi Nion

Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se vendet Perëndimore kanë shënuar autogol duke i vendosur sanksione Rusisë.

Ai tha se kjo ka çuar në një “përkeqësim të ekonomisë në Perëndim”.

Duke folur për gjendjen e ekonomisë së brendshme të Rusisë, Putin tha se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa me pakicë në vend ishte normalizuar, raporton Reuters.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për t’iu kundërpërgjigjur pushtimit të Ukrainës.

Më herët Putin u tha zyrtarëve të lartë të qeverisë përmes video-live se Rusia duhet të përdorë buxhetin e saj për të mbështetur ekonominë dhe likuiditetin në kushtet e kontraktimit të aktivitetit kreditues edhe pse ulja e normave të bankës qendrore do ta bëjë kreditimin më të lirë./Opinion.al

Pas