Bota

Putin: Perëndimi po përpiqet të ngrejë një sistem të ngjashëm me NATO në Paqësor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:32 - 16/08/22 |
Opi Nion

“Vendet perëndimore po kërkojnë të ngrenë një sistem të ngjashëm me NATO-n në rajonin e Azisë dhe Paqësorit”.  Kështu është shprehur sot Presidenti rus Vladimir Putin.

Gjatë fjalimit të tij në konferencën e Moskës për sigurinë kombëtare, Putin tha gjithashtu se SHBA-të po përpiqeshin të “zvarritnin” konfliktin në Ukrainë dhe se vizita e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Bashkuar Nancy Pelosi në Tajvan kishte qenë “një provokim i planifikuar”.

“Siç e dini, kohët e fundit Shtetet e Bashkuara u përpoqën edhe një herë qëllimisht t’i hidhnin benzinë ​​zjarrit dhe të nxisnin situatën në rajonin Azi-Paqësor. Aventura amerikane kundër Tajvanit nuk është thjesht një udhëtim i një politikani të papërgjegjshëm, por pjesë e një strategjie të qëllimshme dhe të vetëdijshme të SHBA-së për të destabilizuar situatën në rajon dhe në botë, një demonstrim i pacipë i mosrespektimit të sovranitetit të vendeve të tjera dhe për detyrimet e saj ndërkombëtare. Ne e shohim këtë si një provokim të planifikuar me kujdes”.

Në fillim të këtij muaji, Nancy Pelosi udhëtoi drejt Tajvanit. Pas vizitës Kina nisi stërvitjet ushtarake në ngushticën e Tajvanit, bllokoi importet tajvaneze dhe thirri ambasadorin e SHBA.

Pas