Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar zyrtarisht synimin e Kremlinit për të aneksuar gati një të pestën e Ukrainës në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.
Sipas CNN, pasi procesi të përfundojë zyrtarisht, Moska do të njohë katër rajone të Ukrainës si territor rus: Luhansk dhe Donetsk – shtëpia e dy republikave separatiste të mbështetura nga Rusia ku luftimet kanë vazhduar që nga viti 2014 – si dhe Kherson dhe Zaporizhzhia, dy zona në Ukrainën jugore që janë pushtuar nga forcat ruse menjëherë pas fillimit të pushtimit.
Njoftimi i aneksimit pason të ashtuquajturat referendume në rajonet që u hodhën poshtë dhe u quajtën mashtrim nga Ukraina dhe vendet perëndimore.