Bota

“Putin një kasap”, Macron: S’duhet të ketë përshkallëzim fjalësh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:08 - 27/03/22 |
Opi Nion

Presidenti francez Emmanuel Macron është distancuar nga komentet e bëra nga presidenti amerikan Joe Biden për presidentin rus Vladimir Putin.

Në një fjalim në Varshavë, Poloni, mbrëmë, Biden tha se Putini është një “kasap” dhe se “ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë më vonë sqaroi se SHBA nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi.

Macron i tha transmetuesit France 3: “Unë nuk do t’i përdorja ato fjalë”. Ai shtoi se “duhet bërë gjithçka për të ndaluar përshkallëzimin e situatës” nëse do të ketë ndonjë shpresë për të ndaluar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Macron tha gjithashtu për France 3 se ai e sheh detyrën e tij si “fillimit e një armëpushimi dhe më pas tërheqjen totale të trupave ruse me mjete diplomatike. Nëse duam ta bëjmë këtë, nuk mund të përshkallëzohemi as me fjalë, as me veprime”-vijoi deklaratën ai./Opinion.al

 

Pas