Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe

2025/05/21 at 4:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri një vizitë të papritur të mërkurën në rajonin Kursk të Rusisë, në një kohë kur ai po akuzohet se po i zvarrit bisedimet për paqe me Ukrainën.

Kjo ishte vizita e tij e parë në Kursk prej kur trupat ruse i zmbrapsën forcat ukrainase nga pjesët e pushtuara të këtij rajoni pas një inkursioni ukrainas vitin e kaluar.

Televizioni shtetëror shfaqi Putinin duke u takuar me disa grupe banorësh në Kursk, si dhe me guvernatorin e përkohshëm të rajonit, Aleksander Khinshtein.

Trupat ukrainase nisën inkursionin në gusht të vitit të kaluar, në një sulm të guximshëm që e kishte zënë në befasi Rusinë. Një kohë Kievi tha se kontrollonte rreth 1.400 kilometra katrorë të rajonit. Muajin e kaluar, Moska pretendoi se i ka zmbrapsur ushtarët ukrainas duke i dhënë fund inkursionit.

Vizita e Putinit vjen mes akuzave se ai po i zvarrit bisedimet për paqe për ta përfunduar konfliktin më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai akuzohet se po e bën këtë në përpjekje për të fituar sa më shumë territor dhe për ta forcuar pozitën e Moskës në tryezën e negociatave.

Javën e kaluar, negociatorët rusë dhe ukrainas zhvilluan takimin e parë ballë për ballë pas më shumë se tri vjetësh, në përpjekje për t’i ndalur luftimet.

Megjithatë, kishte pak përparim, gjë që e shtyu presidentin amerikan, Donald Trump, të zhvillojë një bisedë telefonike dyorëshe me Putinin më 19 maj, e cila përfundoi me një premtim nga Moska për të përgatitur një memorandum me parakushte për një armëpushim – gjë që shumë analistë dhe diplomatë evropianë e konsideruan si taktikë të Kremlinit për ta zvarritur procesin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në një seancë të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit më 20 maj se Trump nuk ka vendosur sanksione të reja ndaj Moskës, sepse ai “beson se nëse tani fillon të kërcënojë me sanksione, rusët nuk do të bëjnë negociata, dhe se ia vlen ta ruajmë mundësinë për të biseduar me ta, për t’i shtyrë drejt tryezës së bisedimeve”.

Bashkimi Evropian dhe Britania miratuan paketa të reja sanksionesh ndaj Rusisë të martën, ndërsa blloku evropian njoftoi se tashmë po planifikon një rund tjetër sanksionesh “masive”.

Nga ana e tij, Kremlini mohoi përsëri se po e zvarrit procesin, me zëdhënësin Dmitry Peskov që u tha gazetarëve se “të gjithë po punojnë në mënyrë dinamike” drejt një zgjidhjeje për konfliktin.

Që kur mori detyrën katër muaj më parë, Trump e ka bërë prioritet të politikës së jashtme përfundimin e luftës në Ukrainë. Në mars, ai kërkoi që të dyja palët të bien dakord menjëherë për një armëpushim 30-ditor. Ai e ka përsëritur këtë kërkesë prej atëherë, duke thënë se do të vendosë sanksione ndaj çdo vendi që e minon armëpushimin.

Derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar propozimin e Shtëpisë së Bardhë, Putin jo, duke kërkuar që Kievi t’i pranojë disa parakushte, si njohjen e aneksimit të territoreve ukrainase nga Rusia, çmilitarizimin e vendit dhe statusin neutral të tij.

Ju sugjerojmë

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar
Bota

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar

12 Shtator, 2025 2:44 pm
“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit
Rajoni

Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

12 Shtator, 2025 2:12 pm
40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi
Bota

40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi

12 Shtator, 2025 2:07 pm
Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet
Sport

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet

12 Shtator, 2025 1:46 pm
Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues
Politikë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

12 Shtator, 2025 1:39 pm
Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë
Politikë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë

12 Shtator, 2025 12:51 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë
Bota

Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë

12 Shtator, 2025 11:49 am
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Para
Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

TE FUNDIT

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar
12 Shtator, 2025

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi sulmet e fundit kundër kryeqytetit të Katarit Doha, por nuk e përmendi...

Lexo më shumë

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
12 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për...

Lexo më shumë

Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit
12 Shtator, 2025

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmësekretar amerikan i Shtetit, tha se javën e...

Lexo më shumë

40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi

40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi
12 Shtator, 2025

Varshava pritet të vendosë 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë. Vendimi vjen pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga Moska. Ndërkohë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com