Bota

Putin, në pushtet deri në vitin 2036? Rusët vendosin sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:21 - 25/06/20 |
el ida

Rusët votojnë sot ne referendumin për reformimin e kushtetutës. Synimi kryesor është që presidentit Vladimir Putin, t’i mundësohet qëndrimi në pushtet deri në vitin 2036.

Kushtetuta aktuale ruse u ndalon presidentëve që të udhëheqin për më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme, mirëpo ndryshimet e reja do t’i mundësojnë Putinit të garojë për një mandat të pestë në karrierën e tij, më 2024.

Referendumi ishte parashikuar të mbahej me 1 korrik, por autoritetet i hapën qendrat e votimit një javë më herët për të shmangur grumbullimin e shumë personave në një vend, masë kjo e domosdoshme për shkak të pandemisë.

Përveç mandatit të Putin, rusët votojnë edhe për ndalimin e martesave të së njëjtës gjini dhe për përfshirjen e besimit në Zot në kushtetutë.

Mandati aktual i Putinit, i dyti më radhë, ka nisur më 2018. 67-vjeçari, ish-zyrtar i KGB-së, ka udhëhequr Rusinë, si president apo kryeministër, për më shumë se 20 vjet./Opinion.al

Pas