Vladimir Putin ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë ndoshta super-fuqia e vetme në botë, por kjo s’do të thotë që Rusia do të pranojë ndërhyrjen amerikane në punët e saj të brendshme.
Deklaratat Putin i bëri gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg.“Amerika është fuqi e madhe – sot ndoshta e vetmja super-fuqi. E pranojmë”, tha Putin, duke shtuar gjithashtu se Rusia është e gatshme të punojë me SHBA-në.
Më tej ai ka kritikuar ndërhyrjen amerikane për konfliktin me Ukrainën, si dhe saknsionet e vendosura nga SHBA dhe BE që pas aneksimit të Krimesë.