Denazifikimi i Ukrainës ishte një nga arsyet e Rusisë për të nisur ofensivën e saj speciale ndaj këtij vendi dhe duket se presidenti Putin nuk ka hequr dorë nga kjo ide.
Gjatë një mesazhit drejtuar popullit të tij dhe vendeve të tjera të Federatës Ruse me rastin e Ditës së Fitores në Evropë që shënon përvjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, kreu i Kremlinit shpreh se është e nevojshme që të parandalohet ringjallja e nazismit.
“Detyra e përbashkët sot është parandalimi i rilindjes së nazizmit që solli kaq shumë vuajtje për njerëzit e vendeve të ndryshme. Ashtu siç është e nevojshme të ruhet dhe të transmetohet tek pasardhësit e vërteta për ngjarjet e viteve të luftës, vlerat e përbashkëta shpirtërore dhe traditat e miqësisë vëllazërore’, u shpreh presidenti rus.