Bota

Putin dhe Scholz bisedë telefonike, ja çfarë u diskutua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 13/05/22 |
Opi Nion

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë zhvilluar këtë të premten në një bisedë telefonike. Kremlini ka informuar se gjatë telefonatës është diskutuar edhe një herë për situatën në Ukrainë, duke përfshirë rrjedhën e bisedimeve midis delegacioneve të Moskës dhe Kievit.

Biseda u fokusua kryesisht në aspektet humanitare të situatës në Ukrainë.

“Vladimir Putin nënvizoi në detaje logjikën dhe detyrat kryesore të operacionit special ushtarak për mbrojtjen e Donbasit, foli për masat që po ndërmerren për të garantuar sigurinë e civilëve”,-thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Putin gjithashtu tërhoqi vëmendjen e Scholz “për shkeljet e vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar humanitar nga militantët e ideologjisë naziste dhe metodat çnjerëzore që ata po përdorin”,-tha shërbimi për shtyp.

Udhëheqësit rusë dhe gjermanë diskutuan dhe dhanë një vlerësim themelor të procesit të negociatave ruso-ukrainase, të cilat “në thelb janë të bllokuara nga Kievi”,-theksoi Kremlini.

Diskutimi u zhvillua me iniciativën e palës gjermane. Pas bisedës, të dy liderët ranë dakord që të vazhdojnë diskutimin e çështjeve të sipërpërmendura gjatë kontakteve në kanale të ndryshme. Presidenti rus dhe kancelari gjermane kanë pasur tashmë disa biseda telefonike që nga fillimi i operacionit special ushtarak në Ukrainë, duke i kushtuar çdo herë vëmendje kësaj teme në bisedat e tyre, shkruan agjencia ruse e lajmeve TASS./Opinion.al

Pas