Pas stuhisë së një dite më parë, pushuesit janë rikthyer në plazhin e Shëngjinit. E diela e fundit e muajit gusht e gjen vijën bregetare të Lezhës të mbushur me vizitorë të shumtë.
Stuhia e së shtunës nuk ka lënë pas asnjë gjurmë në bregdetin e Shëngjinit dhe pushuesit kanë populluar plazhin edhe pse temperaturat janë ulur këtë të diel.
Edhe në Durrës e gjithë vija bregdetare është plot me pushues vendas dhe të huaj.
Parashikimet e meteorologëve se dhe kjo e diel do të kishte reshje dhe era të forta nuk i kanë stepur ata që kanë planifikuar të pushojnë këtë të diel të fundit të muajit gusht.
Meteorologët thonë se temperaturat e larta mbi 35 gradë do të rikthehen në mesin e javës, çka e bën një mot të favorshëm për frekuentimin e plazheve edhe në javët e para të shtatorit.
Tv Klan