Prej mbrëmjes së djeshme, në finalen e Champions, ajo është në qendër të mediave botërore.
22-vjeçarja amerikane, Kinsey Wolanksi rrëmbeu gjithë vëmendjen. E veshur me bikini, ajo “pushtoi” fushën e blertë të stadiumit “Wanda Metropolitana” në Madrid, ndërkohë që po luhej pjesa e parë e finales.
Vrapimi i saj në fushë shtangu futbollistët dhe të 68 mijë të pranishmit në shkallët e stadiumit. Por nuk u mbyll këtu. Veprimi i bukuroshes bionde u duk i menduar mirë dhe “frytet” i mori shpejtë.
Para finales, ajo kishte 110 mijë ndjekës në “Instagram”, ndërsa pas rreth 12 orësh, 22-vjeçareja ndiqej nga më shumë se 2 milionë persona.
Megjithatë, Kinsey Wolanksi nuk e shijoi gjatë këtë sukses. Pak pas mesditës së sotme, llogaria e saj në “Instagram” u hakua./ Opinion.al