Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë që më shumë se 1,000 marinsa ukrainas janë dorëzuar te forcat ruse në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Nëse verifikohet, dorëzimi do të përbënte goditje të madhe në përpjekjet ukrainase për të kontrolluar Mariupolin, në të cilin janë kryer luftime të ashpra prej kur ka nisur pushtimi rus në Ukrainë më 24 shkurt.
Për dorëzimin e 1000 marinsave ukrainas ka shkruar edhe udhëheqsi çeçen Ramzan Kadyrov në aplikacionin e koduar të mesazheve Telegram këtë mëngjes. Ai u kërkoi gjithashtu trupave të tjera ukrainase në zonë të ndalonin luftimet.