Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pushteti kërkon publikun, media kërkon pushtetin

2017/11/26 at 12:29 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Pushteti kërkon publikun, media kërkon pushtetin

LUTFI DERVISHI

George Bernard Show thoshte se gazetarët nuk bëjnë dot dallimin mes shembjes së një qytetërimi dhe një aksidenti me biçikletë. Në dekadën e fundit ka ndodhur një ndryshim tektonik në “trekëndëshin” pushtet-media- publik. “Trekëndëshi” nuk është më i tillë. Pushteti ka nisur të komunikojë drejtpërdrejt me publikun, pa pasur nevojën e medias si ndërmjetës.

Është një situatë e re. E pamendueshme 10 vite më parë. E pashmangshme për kohën që po jetojmë. Por në vend që të shohim atë që kemi para syve, vijojmë të merremi me histori.

Ne ende flasim për kaseta dhe kronika të gatshme që përgatiten në zyrat e shtypit dhe i paraqiten publikut si “produkte gazetarie”. Ne ende flasim për gazetarë që punojnë me “materiale të porositësit”.

Ne ende flasim për gazetarë, që sillen jo si zëdhënës, por si bodigardë institucionesh dhe liderësh.

Ne ende flasim për gazetarë, që nuk lënë rast pa u rreshtuar në anën e krimit dhe keqbërësve.

Ne ende flasim për gazetarë, që artikulojnë vetëm “ushqimin” që u kanë dhënë drejtuesit e institucioneve që mbulojnë.

Ne ende flasim për gazetarë stenograf, që raportojnë, “Ky tha, ai tha, ne na thonë”.

Ne ende flasim për gazetarë gjobaxhinj që në emër të interesit publik, bëhen interesantë për publikun.

Ne ende flasim për gazetarë investigativë, edhe kur bëhet fjalë për dosje të dorëzuara dhe instrumente në luftën politike apo në konkurrencën e biznesit.

Ne ende flasim se media është biznes, pa kuptuar se biznesi që e zotëron, nuk i intereson të funksionojë si e tillë.

Ne ende flasim…pa sqaruar kujt po i flasim dhe kush po na dëgjon.

Me 68 televizione, 60 radio 200 kabllorë, 750 portale me domeinin .al, 20 gazeta të përditshme dhe vetëm 2.8 milionë banorë, çdokush ka pritur që vdekshmëria foshnjore në këtë lëmë të ishte shumë e lartë. Kjo nuk ka ndodhur se botuesve/pronarëve nuk u ka interesuar të funksionojë si biznes, por si biznes shumë fitimprurës, duke bërë lidhje të shkurtër me Kryeministrin e radhës. (Kjo) Media-biznesi-pushteti, ishte trekëndëshi i Bermudës ku zhytej dhe mbytej interesi publik.

Kjo ishte dje. Dje, kur pushteti kishte nevojë të trulloste publikun përmes medias. Sot është më ndryshe. Nesër gjithçka mund të jetë ndryshe.

Facebook, twitter, instagram, snapchat, youtube, janë kanale komunikimi që u mundësojnë njerëzve në pushtet të komunikojnë vetë, me audiencën.

Çdo ditë e më tepër, pushteti nuk ka nevojë për median. Ka nevojë për publikun, sepse prej tij i kërkon votat dhe ka nisur të komunikojë intensivisht me të.

Kryeministri komunikon me mbështetësit e tij në rrjetet sociale, jo vetëm përmes transmetimeve live, por edhe duke iu përgjigjur kritikëve dhe ironikëve. Pushteti është një hap para medias: ndërvepron me publikun.

Si përgjigjet media?

Media bën lajme nga “komunikimet” e Kryeministrit?!

Kryeministri komunikon me mbështetësit e tij në rrjetet sociale, jo vetëm përmes transmetimeve live, por edhe duke iu përgjigjur kritikëve dhe ironikëve. Pushteti është një hap para medias: ndërvepron me publikun. Si përgjigjet media?

Media bën lajme nga “komunikimet” e Kryeministrit?!

Media bën lajme nga “komunikimet” e kryeministrit?!

Koha kur lajmi dhe lajmësi ishin të ndarë, i përket së shkuarës. Sot lajmi dhe lajmësi janë një.

Për të ruajtur pushtetin (e katërt), media duhet të rikthehet te misioni fillestar: mbajtja nën kontroll e 3 pushteteve të tjera, në shërbim të publikut. Duke u marrë me njerëz dhe çështje dhe jo duke raportuar nga mëngjesi në mëngjes liderë dhe institucione.

Ideja se media si pushtet mund t’i imponohet qeverisë duke i treguar si të qeverisë, gjyqësorit duke i sugjeruar vendimet që të marrë dhe Parlamentit se çfarë ligjesh do të miratojë, është shumë tunduese, por jashtë kohe.

Pushteti ekzekutiv nuk e ndjen më të nevojshme të përkëdhelë Median që ajo të sillet mirë. Rruga e zgjedhur është delegjitimimi. Janë kazanë. Dhe çfarë bën “kazani”? Fillon luftën me akuzuesin dhe harron …publikun.

Beteja sot është për vëmendje. Monedha kryesore është besueshmëria.

Për t’i pasur të dyja, media duhet të harrojë pushtetin dhe të kthehet si burim i besueshëm informacioni dhe kontrolli te publiku.

Në kushtet e reja, beteja është në disa fronte.

Është beteja për “më pak” dhe jo më shumë.

Është beteja për lexim dhe jo klikim.

Është beteja për mendim dhe jo (vetëm) argëtim.

Është beteja për (më shumë) “montazh” dhe jo më shumë shantazh!

Është beteja për të fituar publikun.


Etiketa: lutfi dervishimediapushteti


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Këto shenja horoskopi nuk dinë të thonë kurrë jo

Këto shenja horoskopi nuk dinë të thonë kurrë jo

Makina e ministrisë parkuar përpara motelit, mediat kosovare zbulojnë e kujt është 

Makina e ministrisë parkuar përpara motelit, mediat kosovare zbulojnë e kujt është 

Këto veprime i bëni çdo ditë, por po ju rrezikojnë jetën

Këto veprime i bëni çdo ditë, por po ju rrezikojnë jetën
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com