Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pushohet nga puna prezantuesi më i njohur i Fox News, ngacmonte seksualisht koleget

2017/04/21 at 10:14 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pushohet nga puna prezantuesi më i njohur i Fox News, ngacmonte seksualisht koleget

Bill O’Reilly, drejtuesi i emisionit më të ndjekur të lajmeve në stacionet kabllore amerikane, është pushuar nga puna pas akuzave të njëpasnjëshme për ngacmime seksuale e sjellje të papëlqyera ndaj punonjësve femra, transmeton Zëri i Amerikës. Rrjeti Fox News, ku O’Reilly punonte prej vitesh dhe ku ai ishte një ndër faktorët kryesorë për popullaritetin e kanalit Fox News, me pikëpamje konservatore, nxori një deklaratë ku e cilësonte vendimin një hap të nevojshëm në klimën e krijuar:


Rrjeti Fox News ka humbur yllin e vet të edicionit të lajmeve, një ndër gazetarët që rriti ndjeshëm popullaritetin e këtij stacioni.

Pushimi i tij pason akuza të njëpasnjëshme ndaj O’Reilly-t të ngritura nga kolege dhe ish-kolege të tij, për sjellje të pahijshme dhe forma të ndryshme presioni me tone seksuale ndaj tyre. Pas një hetimi të brendshëm dhe pas presionit në rritje në opinionin publik, Fox News njoftoi dje përmes një deklarate se po i jepte fund kontratës me Bill O’Reilly-n.

O’Reilly u bëri rezistencë të fortë akuzave, duke thënë se ishin të motivuara thjesht nga dëshira për përfitime financiare dhe për të dëmtuar karrierën e një personi publik dhe të suksesshëm. Por e ardhmja e tij në Fox filloi të vihej në pikëpyetje pas një artikulli të New York Times-it më 2 prill, ku njoftohej se pesë gra kishin marrë pagesa të ndryshme nga rrjeti Fox, me një vlerë totale deri në 13 milionë dollar, për të mbyllur akuzat e ngritura kundër O’Reilly-t.

Ishte një imazh negativ që kërkonte vëmendje nga rrjeti Fox, megjithë rëndësinë që kishte emisioni i Bill O’Reilly-t për këtë stacion. Ai ishte mishërimi i vizionit që kishte themeluesi i kanalit Fox News, Roger Ailes, për të krijuar një kanal lajmesh që reflektonte pikëpamjet e “amerikanëve të harruar” që nuk e gjenin veten tek stacionet e tjera që kishin përqafuar një axhendë liberale. Bill O’Reilly e ndihmoi themeluesit Ailes ta kthente Fox News në pulsin e lëvizjes konservatore, populiste që mori hov gjatë viteve të fundit. Por edhe vetë Ailes pati një fund të ngjashëm vjet, kur u detyrua të largohej nga posti i shefit ekzekutiv të Fox News pas akuzave për ngacmime seksuale. Pushimi i O’Reilly-t ishte i pashmangshëm, thotë një analist i zhvillimeve në media:

“Mendoj se ndikoi edhe ndryshimi i udhëheqjes. Roger Ailes nuk është më në krye të rrjetit, janë Rupert Murdoch me djemtë. Rupert Murdoch e vuri veten në krye të Fox News dhe i takonte atij të merrte vendim. Këshilla e djemve e bëri të qartë se O’Reilly nuk kishte të ardhme në Fox News,” shprehet Chris Ariens, redaktor për “Adweek”.

Emisioni i O’Reilly-t, që në 2015 solli për rrjetin FOX 178 milionë dollarë të ardhura nga reklamat, mori goditje të menjëhershme nga tregu, pasi kompanitë filluan të anulojnë reklamat sapo u bënë publike akuzat.

Një presion i fuqishëm erdhi edhe nga aktivistët kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës, të cilët organizuan protesta para redaksisë së Fox News në Nju Jork me thirrjet për pushimin e gazetarit:

“Keni zgjedhur të qëndroni pasivë ndaj dhunës seksuale. Ju të rrjetit Fox keni vendosur të jenë bashkëfajtorë, përkrahës të Bill O’Reilly-t. Ju kërkojmë të ndalni ngacmimet dhe sulmet seksuale; të ndalni praktikat e izolimit dhe frikësimit të viktimave të këtyre akteve, t’i hiqni nga transmetimet Bill O’Reilly-n me shokë,” shprehet një protestuese gjatë një organizimi me thirrjet për largimin e gazetarit, të zhvilluar më 18 prill.

Opinionet janë të skajshme lidhur me vendimin e Fox News, duke reflektuar edhe sa i ndarë është publiku që ndjek lajmet Shtetet e Bashkuara. Shumë shikues shprehen se do t’u mungojë emisioni i tij:

“Është për të ardhur keq. Nuk mendoj se duhet të ishte pushuar. Ai kishte një emision popullor. Nuk e di çfarë konkretisht kishte ndodhur, por nëse kanë të vërteta ato që thuhen, Fox-i ishte i detyruar ta pushonte,” thotë një njujorkez.

Për të tjerë, ai ishte një hipokrit që duhej hequr sa më parë nga transmetimi:

“Ai është i shpifur. Për kaq vjet na ka folur sikur të ishte shenjtor. Ka ardhur koha për ta hequr nga televizioni”.

“Sapo dëgjova çfarë ndodhi dhe nuk jam shumë i çuditur. Mendoj se ishte hap i mirë. Më duket se ishte e bërë e qartë që ai keqtrajtonte gratë në vendin e punës; ka ardhur koha që gjëra të tilla të ndalen,” thotë një turist nga Kalifornia.

Vetë O’Reilly vazhdon të këmbëngulë se është i pafajshëm dhe se akuzat janë të pabaza. Në një deklaratë pas njoftimit të pushimit nga puna, ai thotë se është një realitet trishtues me të cilin ndeshen figurat publike sot.

Pavarësisht goditjes, O’Reilly largohet nga Fox News me një audiencë shumë besnike që do ta ndjekë kudo që ai vendos të punojë.

“Po largohet me një performancë të shkëlqyer. Sapo dolën shifrat dhe ai kishte shikueshmërinë më të lartë në këtë 3-mujor të parë të 2017. Nuk diskutohet që imazhi i tij është dëmtuar, por ai nuk është vetëm në televizion; ai është shkrimtar i suksesshëm dhe ka plot projekte të tjera jashtë rrjetit Fox. Emri i tij do të kujtohet për një kohë të gjatë, ai kishte tërhequr një bazë besnike shikuesish,” thotë analisti Ariens.

Fox News njofton se e ka zëvendësuar Bill O’Reilly-n me gazetarin veteran Tucker Carlson, i cili ka pasur një karrierë të gjatë si opinionist konservator dhe ka punuar më parë në CNN, MSNBC dhe PBS, para se të zëvendësonte gazetaren Megyn Kelly në Fox News./koha

 

Etiketa: Bill O'Reillyfox newskolegetngamonte seksualishtpushohet nga puna


Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 7:25 am
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Para
Kush janë politikanët që ambasada amerikane i do pas hekurave?

Hashashi, Prokurori i Përgjithshëm goditje të fortë Policisë së Shtetit

Këto janë skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League

Këto janë skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League

Humb jetën gjatë stërvitjes ish-futbollisti i kombëtares së Anglisë

Humb jetën gjatë stërvitjes ish-futbollisti i kombëtares së Anglisë
















TE FUNDIT

Horoskopi, 7 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
7 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet që kanë të bëjnë me romancën mund të të zenë pjesën kryesore të ditës. Vendimi varet nga ju....

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com