Kryesore

“Pusho ti!Je i pari kalë karroce”, Spiropali-deputetëve: Tufë burrash që bërtisni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:32 - 23/06/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me deputetët e Partisë Demokratike.

Shkak i përplasjeve janë bërë ndërhyrjet nga vendi të deputetëve të PD që i ndërpisnin fjalën edhe pse pa mikrofon.

Spiropali iu është drejtuar deputetëve të PD duke iu kërkuar që të pushojnë, madje njërit prej tyre i tha: Pusho ti pusho, ti je i pari kalë karroce.

Shkak i debateve u bënë akuzat ndaj kryeministrit Rama për favorizim të bashkëshortin të ministres Olta Xhaçka, duke i dhënë statusin e investitorit strategjik.

Na përmend ne turpin. Ka turp më të madh sesa lukunia juaj që janë bërë bashkë aty për të mbrojturi një njeri nga krimet e vjedhjet që ka bërë dhe dilni në këtë kuvend dhe merreni me cdo investitor.

Nuk është turp që ju…pusho ti pusho, se ti je i pari kalë karroce. A nuk është turp zotëri që ju abuzoni me interpelancat në Kuvendin e Shqipërisë.

Një tufë burrash që bërtasin nga vendi se turp i madh, ul zërin ti”,-tha Spiropali.

Pas