Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pushimet tuaja ideale bazuar në shenjën e horoskopit !

2017/07/31 at 9:43 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Pushimet tuaja ideale bazuar në shenjën e horoskopit !

Pushimet janë tepër të rëndësishme për secilin prej nesh pas një viti të tejmbushur me punë, ngarkesë dhe projekte. Në varësi të tipit ne i preferojmë pushimet në det apo ne mal, po ashtu të gjata ose të shkurtra.


Duhet të kini parasysh se shumë tek mënyra se si do vendosni për pushimet tuaja ndikon edhe shenja e horoskopit e cila ju jeni. Ja cilat janë pushimet ideale bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi 
Personat e kësaj shenje duan gjithmonë të eksplorojnë gjëra të reja. Ata janë gjithmonë energjikë dhe gjithmonë të gatshëm për të bërë lojëra të ndryshme. Nëse një Dash planifikon pushimet, sigurohet që vendi i zgjedhur të ofrojë larmishmëri aktivitetesh pasi pushimet e qeta e bezdisin atë.

Demi 
Këta persona kërkojnë pushime në të cilat mund të provojnë gjëra të mira dhe luksoze. Aktivitetet e tyre gjatë pushimeve përfshijnë blerje në dyqane të njohura, darka në restorante luksoze dhe trajtime relaksuese.

Binjakët 
Binjakët pëlqejnë të udhëtojnë në çdo vend të mundshëm. Muzetë, parqet dhe kulturat e ndryshme i tërheqin më së shumti ata. Këta persona nuk lodhen asnjëherë dhe duan të njohin çdo cep të vendit ku do të pushojnë, janë kuriozë.

Gaforrja 
Zakonisht nuk do të gjeni një person të kësaj shenje në grupime të mëdha turistësh, pasi preferojnë të kenë një grup të caktuar dhe të jenë të rezervuar në aktivitetet e tyre. Gaforret kanë aftësinë të gjejnë gjithmonë vendin më pak të njohur, por njëkohësisht shumë të veçantë për të kaluar pushimet e tyre.

Luani 
Ashtu si çdo gjë tjetër që mund të bëjnë personat e kësaj shenje edhe pushimet për ta duhet të jenë perfekte. Nuk ka rëndësi nëse ata zgjedhin të vizitojnë muze apo të bëhen pjesë e një feste të çmendur në clubet më të mëdha, Luanët duan patjetër të kenë një organizim të detajuar përpara se të bëjnë zgjedhjen finale.

Virgjëresha 
Personat e kësaj shenje duan t’i shfrytëzojnë edhe pushimet për të zgjeruar njohuritë e tyre. Ata janë të gatshëm të largohen nga grupi me të cilin po kalojnë pushimet, vetëm për të mbaruar së lexuari librin e tyre.

Peshorja 
Personat e kësaj shenje parapëlqejnë t’i lenë mundësitë e tyre të rrjedhin natyrshëm. Ata zakonisht nuk bëjnë një plan konkret, por thjesht nisen papritur për diku. Më pas, pushimet e tyre kthehen në një aventurë të vërtetë dhe përfshijnë lëvizje të shpeshta nëpër vende të ndryshme.

Akrepi 
Këta persona vlerësojnë ushqimin e mirë dhe preferojnë vendet të cilat janë “In”. Nëse një akrep shikon diku klasifikimin e vendeve më trendi për të kaluar pushimet, me siguri do të zgjedhë direkt të shkojë në vendin e parë të kësaj liste. Ata pëlqejnë shumë diellin dhe nuk harxhojnë asnjë moment nga pushimet e tyre duke ndenjur brenda në shtëpi apo hotel.

Shigjetari 
Për personat e kësaj shenje në fakt ka më shumë rëndësi pjesa e udhëtimit sesa vetë destinacioni. Shigjetarët pëlqejnë të jenë në lëvizje gjatë gjithë kohës dhe gjëja që i kënaq më shumë është të udhëtojnë. Pushimet e tyre janë më tepër rrugë sesa një vend konkret.

Bricjapi 
Bricjapi kërkon gjithmonë balancë. Edhe pushimet i do të jenë diçka e ndërmjetme midis aktiviteteve dhe relaksit. Në pushimet e një Bricjapi përfshihen në mënyrë të barabartë aktiviteti fizik dhe qetësimi mendor.

Ujori 
Ujorët e pavarur duan një aventurë unike dhe jo vendet tipike që frekuentohen nga turistët. Në listën e zgjedhjeve të tyre, vendin e parë e mban një vend me det dhe i rrethuar nga male të cilat mund t’i eksplorojnë. Personat e kësaj shenje nuk janë në kërkim të gjërave luksoze dhe pushimet më të bukura për ta do të ishin pushimet e kaluara duke bërë kamping në vende të ndryshme.

Peshqit 
Peshqit kërkojnë një vend të bukur dhe shumë të qetë. Normalisht një vend me ujë afër, pasi çdo gjë për ta bëhet më e bukur nëse ndodhen pranë ujit. Gjithsesi, ata do të zgjedhin gjithmonë plazhet më të qeta dhe vendet më komode, larg rrëmujës dhe zhurmës së njerëzve.

 

 

Etiketa: horoskopipushimet


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:28 am
Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli
Life Style

Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

25 Gusht, 2025 8:01 pm
Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë
Life Style

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

25 Gusht, 2025 4:05 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:28 am
Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
Life Style

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

24 Gusht, 2025 4:48 pm
Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli
Life Style

Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli

24 Gusht, 2025 4:28 pm
Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat
Life Style

Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat

24 Gusht, 2025 3:57 pm
Para
Neymar-PSG mbyllet për 48 orë, UEFA nis hetimin për operacionin e shekullit

Neymar-PSG mbyllet për 48 orë, UEFA nis hetimin për operacionin e shekullit

Rita Ora përshëndet nga Xhamajka me bikini !

Rita Ora përshëndet nga Xhamajka me bikini !

Top Secret/ Barcelona ka gati planin ndaj babait të Neymar për 26 mln euro

Top Secret/ Barcelona ka gati planin ndaj babait të Neymar për 26 mln euro
















TE FUNDIT

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!
28 Gusht, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi sulmin e ri rus ndaj Kievit, si dhe goditjen ndaj delegacionit...

Lexo më shumë

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
28 Gusht, 2025

Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, e cila...

Lexo më shumë

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë
28 Gusht, 2025

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të...

Lexo më shumë

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri
28 Gusht, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje sot FBI-së amerikane, që të zgjerojë hetimet për miliarderin George...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com