Një shtetas gjerman është dërguar të dielën pa shenja jete në spitalin e Vlorës.
Sipas A2CNN, mësohet se shtetasi gjerman është identifikuar si Michael Scherer, 42 vjeç.
Ai mendohet se ishte i punësuar si marinar në një jaht privat dhe vdekja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.