Një i ri humbi jetën sot në vendin e punës. Policia tha se Altin Citozi, 27 vjeç nga Fushë-Kruja ishte duke punuar në kantierin e një pallati. Paraprakisht thuhet se vdekja është shkaktuar nga dëmtimi në kokë, pasi është shkëputur kova dhe i ka rënë nga lart. Policia tha se do të hetohet nëse firma ka respektuar apo jo kushtet e sigurisë teknike.
*foto ilustruese