Një shqiptar u arrestua nga policia e Milanos për llogari të Interpol Tiranës. 39 vjecari me iniciale P.Q. ishte arratisur nga Shqipëria, pasi gjykata e kishte dënuar 5 vite më parë për falsifikim dokumentesh teksa ishte i zgjedhur si këshilltar bashkiak.
Lajmi bëhet i ditur nga media italiane e cila shkruan: “Ai nuk krijoi probleme me ligjin në Itali, por u arrestua për llogari të shtetit shqiptar dhe pritet të ekstradohet”.
“Personi i arrestuar kishte falsifikuar një dokument në vitin 2013 dhe ishte dënuar në vendin e tij me dy vite burg në mungesë. Ish-zyrtari për ti shpëtuar burgut ishte vendosur në Sesto San Giovanni, (Milano) dhe punonte si kuzhinier”, shkruan më tej media italiane. Ekstradimi i tij pritet shumë shpejt në Shqipëri, ndërkohë që policia jonë ende nuk ka dhënë detaje për ish-zyrtarin e prangosur në Itali. /Opinion.al