Dhjetëra punonjës të transportit publik në Vlorë kanë dalë sot në protestë, para Prefekturës së Qarkut të Vlorës.
Ata kanë protestuar për pagën e luftës, të premtuar nga kryeministri i vendit Edi Rama.
“Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se cfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.
Punonjësit e transportit publik të qytetit bregdetar shprehen se kanë kaq kohë pa punë për shkak të pandemisë dhe për rrjedhojë gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar ndjeshëm./Opinion.al