Që në mëngjesin e së martës bllokuan hyrjen e inceneratorit të Fierit. Punonjësit nuk lejuan hyrjen e mjeteve për të depozituar mbetjet urbane. Thonë se që prej muajit Janar të këtij viti nuk kanë marrë pagat.
Ata shprehen se janë ankuar për këtë problem, por nuk kanë marrë zgjidhje.
Negociatat me administratorin e inceneratorit nuk patën sukses. Ai u tha se nuk janë paguar pasi kompania është në proces gjyqësor.
Punonjësit thonë se një situatë të tillë e kanë patur edhe vitin e kaluar. Por në atë kohë problemi i mospagimit u zgjidh brenda 24 orëve./ Klan News