Aktualitet

Punonjëset e fasonerisë në Vlorë dalin në protestë për pagën e luftës


               Publikuar në : 11:42 - 12/05/20 |
Al Do

Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Vlorës kanë dalë në protestë pasi kërkojnë pagën e luftës.

Bëhet fjalë për një fabrikë këpucësh e cila ka rreth 300 punonjës, të cilët siç deklarojnë kanë punuar me orar shumë të reduktuar gjatë kësaj periudhe dhe pagat nuk i dalin për të përballuar jetesën.

Punonjëset shprehen se institucionet vendore i kanë thënë se e përfitojnë pagën e luftës por ekonomisti firmës dhe administratorët përkatës nuk e kanë bërë ende aplikimin për pagën e luftës.

Ato ankohen gjithashtu për kushtet e papërshtatshme në të cilat janë detyruar të punojnë gjatë kësaj periudhe. Pa maska ose doreza të cilat siç thonë ato i kanë vendosur vetëm kur në fasoneri vijnë kotrolle.

Përgjegjësit e firmës shpesh herë përdorin letra hundesh të improvizuara si maska, thonë punonjëset. /Opinion.al

Pas