Kryeministri Edi Rama bën me dije se punimet në DRSHTRR Durrës janë drejtë fundit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo drejtori po transformohet rrënjësisht si nga ana estetike ashtu dhe funksionale.
“Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale”, shkruan kreu i qeverisë.