Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH tregon si do devijohet trafiku

2021/04/06 at 1:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Punime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH tregon si do devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme të gjithë qytetarët se do të nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, përkatësisht në segmentin Qafë Kashar–Ura e Dajlanit.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar se punimet do të nisin nesër që prej orës 8:00 të mëngjesit.

Sipas ARRSH punimet pritet të zgjasin deri më 21 prill, teksa trafiku do të devijohet  përmes rrugëve dytësore.

Njoftimi i ARRSH:
Fillojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin:
“Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e mërkurë, datë 7 prill 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:
FAZA E PARË DREJTIMI QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS
1. Dita e parë e punimeve në segmentin Qafë Kashar-Vorë. Punimet do të fillojnë në Qafë Kashar me drejtim për në Vorë.
Mjetet do të devijohen në Qafë Kashar, degëzimi për Rinas dhe në rrugën dytësore.
2. Dita e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas.
Mjetet do të devijohen në Vorë pranë mbikalimit të këmbësorëve (Karburant Kastrati) për në rrugën dytësore dhe do të ndjekin nënkalimin për në rrugën e vjetër Vorë-Maminas.
3. Dita e tretë e punimeve në segmentin Maminas-Sukth.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin Maminas për në rrugën dytësore Maminas-Sukth.
4. Dita e katërt e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.
Mjetet do të devijohen në Degëzimin Sukth për në rrugën dytësore Sukth-Shkozet.
5. Dita e pestë e punimeve në segmentin Shkozet-Ura e Dajlanit.
Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Shkozetit për në rrugën dytësore Shkozet-Durrës.
FAZA E DYTË DREJTIMI URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR
Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe devijime trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit-Qafë Kashar. Ky grafik mund të ketë ndryshime në rast të motit të papërshtatshëm, me reshje shiu, për të cilat do të bëhet vlerësimi dhe njoftimi paraprak për publikun.
Rekomandohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që për të shmangur trafikun e rënduar të zgjedhin rrugë të tjera alternative.
Kryerja e punimeve konsiston në sa më poshte:
Punime për riparimin e shtresës asfaltike në segmentin rrugor “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” në të dyja drejtimet.
Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të Miratuar.
Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 07.04.2021 deri në datë 21.04.2021
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren./Opinion.al

Etiketa: ARRSHautostradetirane-durrestrafik

Ju sugjerojmë

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
Rajoni

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

18 Gusht, 2025 10:36 pm
Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
Bota

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

18 Gusht, 2025 10:20 pm
Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky
Bota

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

18 Gusht, 2025 10:08 pm
Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës
Rajoni

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

18 Gusht, 2025 9:55 pm
Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin
Aktualitet

Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin

18 Gusht, 2025 9:36 pm
Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë
Bota

Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë

18 Gusht, 2025 9:17 pm
SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë
Bota

SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë

18 Gusht, 2025 9:04 pm
Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë
Aktualitet

Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë

18 Gusht, 2025 8:50 pm
Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

18 Gusht, 2025 8:17 pm
Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!
Bota

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!

18 Gusht, 2025 8:04 pm
Para
U vra për një modele? Nëna e Vilson Tafçiut rrëfen bisedën me vajzën

U vra për një modele? Nëna e Vilson Tafçiut rrëfen bisedën me vajzën

Ishte duke punuar, plagoset rëndë 27-vjeçari në Korçë

Ishte duke punuar, plagoset rëndë 27-vjeçari në Korçë

Rama telefonatë me Edona Bilalin: Bar do hamë po dy gishtat nuk i ulim

Rama telefonatë me Edona Bilalin: Bar do hamë po dy gishtat nuk i ulim

TE FUNDIT

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
18 Gusht, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen me armë zjarri të një shtetasi shqiptar në Athinë. Mediat greke...

Lexo më shumë

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
18 Gusht, 2025

Ndërsa udhëheqësit evropianë e lavdëruan Presidentin e SHBA-së Donald Trump për përpjekjen e tij për t’i dhënë fund luftës, ata...

Lexo më shumë

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky
18 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr...

Lexo më shumë

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës
18 Gusht, 2025

Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar pasditen e sotme me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com