Aktualitet

Punime në aksin Tiranë-Elbasan, ARRSH: Kufizohet lëvizja e automjeteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 14/07/21 |
Opi Nion

Rruga Tiranë-Elbasan do të ketë një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

Lajmin e ka bërë të ditur ARRSH  nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale teksa siguron të gjithë drejtuesit e mjeteve se sëbashku me policinë e Shtetit do të merren të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar qarkullimin dhe shmangur trafikun.

Mësohet gjithashtu se kjo ndërhyrje po kryehet sepse pritet do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni.

Njoftim i plotë:

Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (Neë Jersey).

Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.

Pas