Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona pas një aksidenti në punë që ndoodhi ditën e djeshme, ku një punëtor 36-vjeçar ra nga lartësia dhe humbi jetën.
Autoritetet bëjnë me dije se janë arrestuar dy inxhinierët e objektit dhe nënkontraktori i firmës.
Konkretisht bëhet fjalë për drejtuesin teknik (G.G., 41 vjeç), përgjegjësin për sigurinë (M.N., 32 vjeç) si dhe nënkontraktorin e firmës (M.D., 33 vjeç).
“Në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori E. O., 36 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.