Bota

Punëtorët e agjencisë funerale postojnë foto me kufomën e Maradonës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 27/11/20 |
Al Do

Humbja e ikonës së futbollit, Diego Maradona u shoqërua me homazhe në gjithë botën nga miliona futbolldashës. Ditën e djeshme “dorës së zotit” iu dha lamtumira e fundit pasi ai u varros por një ngjarje e shëmtuar ndodhi para se arkivoli i tij të mbyllej përfundimisht.

Dy punonjës të agjencisë funerale kanë dalë në foto pranë kufomës së Diego Armando Maradonës dhe më pas i kanë postuar pamjet në rrjetet sociale.

Kjo ka ngjallur zemërim tek miqtë dhe të afërmit e legjendës së futbollit. Avokati i Maradonës, Matias Morla, ka paralajmëruar se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar shumë shpejt.

“Për kujtimin e mikut tim, nuk do ta lë këtë çështje të kalojë. Përgjegjësit do të paguajnë për këtë që kanë bërë”, tha Morla.

Punëtorët e agjencisë funerale janë pushuar menjëherë nga puna. /Opinion.al

Pas