Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punësimi në Gjermani, Ambasadori jep mesazhin e rëndësishëm

2020/03/06 at 12:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Punësimi në Gjermani, Ambasadori jep mesazhin e rëndësishëm

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka publikuar një videomesazh ku sqaror ligjin e ri të imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, që hyri në fuqi në 1 mars, dhe mundësitë për punësim në Gjermani.

Mes të tjerave ambasadori shprehet se në Shqipëri po shihet vitet e fundit një kërkesë e madhe për viza punësimi në Gjermani dhe për momentin Ambasada Gjermane ka një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim profesional apo diplomë universitare.

“Më 1 mars 2020 hyn në fuqi në Gjermani “Ligji për Integrimin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar”. Ai zgjeron mundësitë për një emigrim të fuqisë punëtore të kualifikuar nga e gjithë bota drejt Gjermanisë. Çfarë do të ndryshojë?

Ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit e kualifikuar për të marrë më shpejt vizën, nëse ata kanë një kualifikim profesional ose diplomë universitare, e cila njihet në Gjermani. Por, ashtu si deri më sot, mbetet i vlefshëm rregulli: Viza është e domosdoshme përpara largimit nga gjermania.

Për të përfituar nga Ligji i ri për Fuqinë Punëtore është e rëndësishme: Fillimisht bëni njohjen e kualifikimeve dhe më pas aplikoni për vizë. Diplomat e huaja universitare dhe kualifikimet profesionale si rregull duhet të njihen fillimisht nga institucionet gjermane. Si mund ta bëni këtë, kujt duhet t’i drejtoheni, këtë e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane.

Në Shqipëri po shohim vitet e fundit një kërkesë të madhe për viza punësimi në Gjermani. Rregullat e njohura, veçanërisht aksesi i lehtësuar në tregun e punës gjerman për punonjësit e pak ose aspak të kualifikuar, mbetet ende në fuqi. Ne si ambasadë do bëjmë më të mirën tonë për t’u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim. Por ne kemi për momentin një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim profesional ose diplomë universitare.

Më lejoni të theksoj në këtë kontekst se qëllimi ynë që prej 30 vitesh është të përmirësojmë shanset dhe mundësitë këtu në Shqipëri. Për këtë kemi financuar që prej vitit 1988 projekte të bashkëpunimit për zhvillim në vlerën e mbi një miliard eurove. Këtu e kam fjalën kryesisht për projekte të infrastrukturës, si fuqizimi me ujë të pijshëm, por veçanërisht edhe për zhvillimin e turizmit, zhvillimin rural, mbështetjen e Startup-eve dhe arsimin dual profesional. Prandaj informohuni edhe për perspektivat në Shqipëri, për shembull te Qendra Gjermane e Informacionit për Migracionin, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Tiranë dhe Shkodër”, shprehet ambasadori gjerman./Opinion.al

Etiketa: gjermanipunesimshqiperi

Ju sugjerojmë

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 Tetor, 2025 4:56 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
Kronikë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

3 Tetor, 2025 3:59 pm
Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet
Kronikë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

3 Tetor, 2025 3:18 pm
Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
Kronikë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

3 Tetor, 2025 2:23 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Para
Koronavirusi/ 3 të testuar nga 17 mijë udhëtarë, MSH informon për situatën

Koronavirusi/ 3 të testuar nga 17 mijë udhëtarë, MSH informon për situatën

Rama porosit socialistët: Dua 800 mijë vota…

Meta: Kush na bën moral për negociatat, ai që i bllokoi tre vjet...

Koronavirusi, mbi 32 mijë persona janë shëruar

Koronavirusi/ OBSH ngre alarmin: Disa vende nuk e kanë marrë seriozisht

TE FUNDIT

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
3 Tetor, 2025

Në fshatin malor Turaj të Kukësit, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
3 Tetor, 2025

Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim...

Lexo më shumë

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një afat të prerë për të pranuar planin për...

Lexo më shumë

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
3 Tetor, 2025

Policia e Tiranës njofton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com