Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Punë publike për të dënuarit”, Veliaj e Manja marrëveshje për shërbimin e provës

2022/06/08 at 2:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Punë publike për të dënuarit”, Veliaj e Manja marrëveshje për shërbimin e provës

Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me zbatimin e dënimit alternativ për personat e dënuar që ta shlyejnë atë duke kryer punë për interes publik.


Kjo nismë është një risi që do të pilotohet për herë të parë në Tiranë dhe marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo formë rehabilitimi është shumë herë më e pranushme për të miturit, të cilët kështu mësojnë të bëjnë diçka të dobishme edhe për shoqërinë.

“Jemi shumë të lumtur nga qasja e ministrit Manja, për t’u larguar nga filozofia e vjetër e dënimit me burg për gjithçka, sidomos kur bëhet fjalë për të miturit. Rehabilitimi është shumë herë më i pranueshëm dhe më civil sesa burgu. Në Tiranë kemi 3500 dënime, nga të cilat 700 janë me orë pune në komunitet. Nga kjo listë e gjatë për shlyerjen e dënimit, 700 qytetarë lirohen nga detyrimi që kanë ndaj shoqërisë dhe ligjit duke kryer diçka të dobishme, edhe për vetvlerësimin e tyre. Mezi pres që këto risi që kemi futur në Tiranë t’i çojmë edhe në qytetet e tjera, sidomos tani që fillon sezoni i plazhit sepse ka nevojë për pastrim, gjelbërim, mirëmbajtje etj”, tha kreu i Bashkisë.

Këtë vit që Tirana është “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” dhe po zhvillohen mijëra aktivitete, kreu i Bashkisë tha se është një shans i mirë për të riintegruar këtë pjesë të shoqërisë. Veliaj shtoi se Tirana zhvillon çdo ditë aktivitete të shumta, që kanë nevojë edhe për vullnetarë. “Bëhet fjalë për një maksimum 240 orë pune, të atyre që kanë kryer vepra të dënueshme, por jo të nivelit kriminal dhe me rrezikshmëri për shoqërinë. Dikush që mund ta ketë tepruar me alkoolin pas një darke apo një feste, dikush që e ka tepruar me shpejtësinë dhe mund të ketë prishur një pronë publike si shtylla apo kangjella. Mezi pres që, duke filluar nga kjo stinë, ku ne do të kemi një pafundësi aktivitetesh edhe si Kryeqyteti Europian i Rinisë, të mirpresim ata bashkëqytetarë të cilët besoj riintegrohen në një mënyrë shumë herë më dinjitoze, duke bërë diçka fisnike në kthim të detyrimit për komunitetin”, nënvizoi Veliaj.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha kjo marrëveshje ka një përfitim të dyanshëm, si për qytetarët që duhet të kryejnë dënimin e tyre, ashtu edhe për sistemin e drejtësisë.

“Ne do të vëmë në dispozicion të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të gjithë personat e dënuar në konflikt me ligjin, por edhe të miturit e dënuar në konflikt me ligjin me dënim alternativ, punë-interes-publik që ta shlyejnë këtë dëm që i kanë shkaktuar interesit publik nëpërmjet punës. Kjo aplikohet në të gjitha vendet e Europës dhe shkon me përputhje edhe me qëllimin e dënimit, që është rehabilitimi dhe riintegrimi social i personave të dënuar në konflikt me ligjin. Përfitimi nga kjo marrëveshje është dyanshëm. Për ne si Ministri e Drejtësisë, si Shërbimi i Provës që mbikëqyrim këto dënime, është rehabilitimi dhe integrimi në kohë i këtyre personave, ndërsa publiku, shoqëria në krahun tjetër, kompensohet për dëmin që i kanë shkaktuar këta persona”, përfundoi Manja.



Ju sugjerojmë

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Bota

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 Janar, 2026 5:11 pm
Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
Bota

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

23 Janar, 2026 3:49 pm
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Bota

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

23 Janar, 2026 3:07 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Sherr në Kukës, dy kushërinj tentojnë të vrasin një person

23 Janar, 2026 3:04 pm
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump
Sport

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump

23 Janar, 2026 2:12 pm
Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në
Bota

Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në

23 Janar, 2026 2:09 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Goditën policen brenda në komisariat, arrestohen dy vajza

23 Janar, 2026 2:07 pm
Para
Kush do të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm në PD?  Emrat e dy kandidatëve

Samiti i “Ballkanit të Hapur”, reagon PD: Rama i bashkohet dyshes Vuçiç-Dodik

Atentat në Fushë Krujë, plagoset me armë zjarri Marklen Haka

Atentat në Fushë Krujë, plagoset me armë zjarri Marklen Haka

E qëlloi me armë në nofull, detaje nga atentati ndaj Marklen Hakës

E qëlloi me armë në nofull, detaje nga atentati ndaj Marklen Hakës
















TE FUNDIT

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
23 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të ngrenë zërin për të drejtat...

Lexo më shumë

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
23 Janar, 2026

Imazhet që tregojnë agjentët e ICE-së duke arrestuar një fëmijë 5-vjeçar të kopshtit në Minesota kanë bërë xhiron e rrjetit...

Lexo më shumë

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
23 Janar, 2026

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuar Bashkimin Evropian se dëshiron të zgjasë luftën në Ukrainë, duke argumentuar se vendet...

Lexo më shumë

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
23 Janar, 2026

Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, njoftoi të enjten se e ka finalizuar një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com