Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Puna e SPAK në 2020/ Arben Kraja në KLP: Probleme me pagat dhe teknikën

2021/05/28 at 11:09 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Puna e SPAK në 2020/ Arben Kraja në KLP: Probleme me pagat dhe teknikën

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka paraqitur ditën e sotme në KLP raportin e SPAK për vitin 2020.

Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK tha se gjatë vitit 2020 janë organizuar procedura të konkurrimit dhe është arritur që të emërohen 12 punonjës të rinj. Më tej, ai ka theksuar se të gjitha procedurat kanë qenë transparente.

Po ashtu, Kraja ka theksuar se ngritja e qendrës së përgjimeve është problemi i parë që ndeshëm pasi nuk ishte planifikuar nga pikëpamja e projektit. Ai theksoi se gjatë vitit 2020 u përgatit dhoma e serverit dhe 5 salla, të gjitha të realizuara deri në fund të vitit 2020.

“Gjatë vitit 2020 janë organizuar procedura të konkurrimit. Është arritur që të emërohen 12 punonjës të rinj. 3 janë lëvizje paralele. Të gjitha procedurat kanë qenë transparente. Gjatë vitit 2020 kemi pasur mundësinë të marrim punonjës të përkohshëm. Kemi filluar aktivitetin të vendosur në objektin e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Ka qenë një sfidë e vërtetë për të gjithë stafin sepse ishim të detyruar të punojmë në kushte jo normale. Të gjithë oficerët ishin në një sallë të vetme. Problematika e projektit sepse kishte shumë mangësi sepse ishte bërë para se të krijohej institucioni. Por të gjitha këto u kaluan dhe në fund të vitit 2020 përfundoi rikonstruksioni. Kemi gjetur një buxhet që ishte miratuar pa u krijuar institucioni. Buxheti ishte i mjaftueshëm. Kemi pasur atë buxhet që ishte i mjaftueshëm. Kemi pasur problematikë në realizimin e fondit të pagave. Nuk kishim numrin e duhur të prokurorëve. Fondi i pagave ka mbetur pak i palekuiduar. Kemi paraqitur projektbuxhetin për vitin 2021.

Ngritja e qendrës së përgjimeve. Problemi i parë që ndeshëm ishte se nuk ishte planifikuar nga pikëpamja e projektit. U përgatit dhoma e serverit dhe 5 salla. Të gjitha këto u realizuan deri në fund të vitit 2020. Pastaj periudha tjetër ishte ajo e kolaudimit. Pajisja sot është në punë.

Duke vlerësuar situatën ku jemi, vendosëm si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalistike për ekspertimet dixhitale. Objektin e kishim, krijuam hapësirën e nevojshme. Kemi hapur garën dhe kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë që janë në këtë fushë. Jemi në fazat e fundit të marrjes së programeve. Kemi shfrytëzuar mundësitë që na jepte ligji. Kemi marrë një fond nga komiteti i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.

Një drejtim tjetër është aksesi në bazën e të dhënave elektronike. Do të kemi parasysh që aksesi nuk është diçka që realizohet brenda ditës, kërkon kohë dhe investim. Kemi punuar në këtë drejtim. Arritëm të bëjmë lidhjen e institucionit me fibra optike. Aktualisht kemi në dispozicion bazën e të dhënave, të gjendjes civile, gjyqësore, Kadastrën, po punojmë për të pasur akses në sistemin e Europol.

Një drejtim tjetër që ka kushtuar kohë dhe energji ka qenë procedura e emërimit të drejtorit dhe hetuesve të BKH. Ka filluar më 10 janar dhe ka përfunduar më datën 30 korrik 2020. Për përzgjedhjen e drejtorit është ngritur një komision i përzgjedhjes i cili ka ndjekur të gjithë procedurën që ne  e kemi raportuar. Në 8 shtator është hapur gara për hetuesit. Drejtuesi i BKH dhe unë kemi nxjerrë një urdhër ku kemi caktuar një komision,” deklaroi Kraja./Opinion.al

Etiketa: arben krajaraporti i 2020spak

Ju sugjerojmë

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Para
Manastirliu tregon kur hapen qendrat shëndetësore verore

Manastirliu tregon kur hapen qendrat shëndetësore verore

Vrasje e përdhunime, mafiozi turk:Të përfshirë zyrtarë të qeverisë Erdogan

Vrasje e përdhunime, mafiozi turk:Të përfshirë zyrtarë të qeverisë Erdogan

Masakra zgjedhore duhet denoncuar/Basha:Çfarë i kërkova ministrit gjerman

Masakra zgjedhore duhet denoncuar/Basha:Çfarë i kërkova ministrit gjerman

TE FUNDIT

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
15 Janar, 2026

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë. Hoxha u shpreh...

Lexo më shumë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com