Kanë dalë sërish pula të ngordhura në breg të detit në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. News 24 raporton se pulat janë konstatuar në një thes i cili ka dalë në sipërfaqen e rërës.
Ky nuk është rasti i parë që një situatë e tillë ndodh në këtë zonë. Pak javë më parë, pula të ngordhura, dolën ne breg te detit, ndërsa u hoqën nga autoritetet.
Këto raste u shfaqën në një kohë kur në vendin tonë, pak javë më parë u regjistruan qindra raste të gripit të shpendëve dhe dhjetëra pula ngordhën./Opinion.al