Aktualitet

Pukë/ Sherr mes djalit dhe babait, sekuestrohet pushka gati për qitje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 22/11/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e mundshme kriminale në një familje në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz të Pukës është parandaluar ditën e sotme.

Policia bën me dije se një 34-vjeçar me iniciale D.P është arrestuar pasi është konfliktuar në banesë me babanë e tij, ndërsa posedonte një armë zjarri pushkë me fishek në fole, gati për qitje.

Uniformat blu  kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas