Një fëmijë 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Pukë. Sipas News 24 ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan, ndërsa fëmija po transportohet ne spitalin rajonal të Pukës.
Mësohet se i mituri me iniciale A.N. ka një plagë në këmbë. Ende nuk duhen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që policia po shkon drejt vendngjarjes.