Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Puçi” i zviceranëve/ Ja si po i lejnë në stol trajnerët futbollistët e Kombëtares

2016/01/13 at 2:20 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Puçi” i zviceranëve/ Ja si po i lejnë në stol trajnerët futbollistët e Kombëtares

Për të parë një përballje mes Shqipërisë dhe Zvicrës nuk duhet pritur vetëm mesdita e 11 qershorit në Lens, ku në orën 15:00 kuqezinjtë do të përballen me helvetët në ndeshjen e parë të Europianit.

Me përjashtim të Taulant Xhakës, Naser Alijit dhe afrimit të fundit në Kombëtare, Frederik Veseli, pjesa tjetër e kuqezinjve duket se është duke vuajtur pasojat e vendimeve të trajnerëve të tyre që kanë filluar t’i lënë në hije lojtarët kuqezi, sidomos pasi Kombëtarja e drejtuar nga De Biazi arriti që të kualifikohet në Europian.

Aliji, i cili është rikthyer vetëm prej pak kohësh te skuadra e Bazelit pasi ishte i huazuar, si dhe Xhaka që po arrin të rezistojë në formacionin e Bazelit falë potencës së tij dhe formës së shkëlqyer, janë “të justifikuar”. Sa i takon pjesës tjetër të kuqezinjve, ata janë duke ngrohur stolin. Gjithashtu Veseli është titullar i Luganos.

Berat Gjimshiti – Skuadra e ka përjashtuar, edhe pse ka kontratë deri në fund të sezonit. Me paraqitjet me Shqipërinë në fazën kualifikuese për në Europianin “Francë 2016”, Gjimshiti jo vetëm që tregoi aftësi për t’u përshtatur me ekipin, por edhe siguri në fushën e lojës, pavarësisht se përballë kishte skuadra si Danimarka apo Portugalia. Gjimshiti mund të luajë në qendër të mbrojtjes, por edhe nga krahët.

Shkëlzen Gashi – Është pak të thuash që trajneri nuk e do. Lojtari ka më shumë ndeshje që nuk është futur në fushë (8), sesa ato që i ka nisur si titullar (7), edhe pse është golashënuesi i kampionatit për dy sezonet e fundit. Pritet largimi i tij nga Bazeli, në mënyrë që të shpëtojë karrierën, si dhe të sigurojë pjesë- marrjen e tij në Europian me Shqipërinë.

Burim Kukeli – Ka pasur edhe një dëmtim që e ka shqetësuar gjatë këtij sezoni, por çuditërisht pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian aktivizimet e tij kanë qenë me “pikatore”. Vetëm gjashtë herë si titullar, nga 18 ndeshje deri tani.

Armando Sadiku – Sulmuesi shpërtheu që në ndeshjet e para kur u rikthye nga dëmtimi dhe tani që duhet të kishte besimin e trajnerit, po ndodh e kundërta. Më shumë ndeshje të nisura nga stoli dhe aktivizim vetëm për pak minuta, që nuk i mjaftojnë për asgjë.

 Migjen Basha – Vetëm 297 minuta, ndërkohë që janë zhvilluar 18 ndeshje deri në këtë pikë të kampionatit. Mesfushori u transferua nga Torino me bujë, por trajneri i Luzernës e ka lënë në hije. Me përjashtim të Taulant Xhakës, kuqezinjtë e tjerë janë duke vuajtur zgjedhjet e trajnerëve të tyre. Rastësi? Duket e çuditshme që të gjithë kuqezinjtë që luajnë në Zvicër të pë- sojnë rënie të formës menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian.

Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
Bota

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

20 Tetor, 2025 7:02 pm
Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest
Bota

Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest

20 Tetor, 2025 7:01 pm
Para
Profecia vë alarmin: Në 23 Mars 2016, Roma nën sulme terroriste

Profecia vë alarmin: Në 23 Mars 2016, Roma nën sulme terroriste

Opinion/ Flamur Vezaj: Erdogan ndaloi xhihadistët të hynin në Siri, ndaj u sulmua Turqia

Opinion/ Gazetari Vezaj: Familja e Lavdrim Muhaxherit kontaktoi familjen e një të vrari në Siri

Pyetjes, pse nuk u kthye kur Shqipëria u përmbyt, Rama i përgjigjet: Bëj edhe unë pushim, njeri jam

Pyetjes, pse nuk u kthye kur Shqipëria u përmbyt, Rama i përgjigjet: Bëj edhe unë pushim, njeri jam

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
20 Tetor, 2025

Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com