Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikonte foto e video me shprehje denigruese në profile false, pranga 22-vjeçarit: Kërkonte deri në 1 mijë Euro që…

2024/02/25 at 11:59 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikonte foto e video me shprehje denigruese në profile false, pranga 22-vjeçarit: Kërkonte deri në 1 mijë Euro që…

Një 22-vjeçar, që shantazhonte persona të ndryshëm në rrjetet sociale, është vënë në pranga nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas uniformave blu, ai merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjetet sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese.

fshirjen e tyre, ai kërkonte shuma parash që shkonin deri në 1 mijë Euro.

Njoftimi i policise: 

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “R-13”.  Zbulohet një ngjarje e vjetër.

Merrte fotografi dhe video të ndryshme në rrjete sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese, dhe për fshirjen e tyre kërkonte shuma parash, vihet në pranga 22-vjeçari.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R-13”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjete sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese. Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash, që shkonin deri në 1000 €.

Po nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, është autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, me të dëmtuar që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një ngjarje e vjetër nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë falënderon emisionin investigativ “Piranjat”, për bashkëpunimin në këtë rast, dhe i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndiejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim.

Ju sugjerojmë

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…
Kryesore

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…

17 Qershor, 2025 1:03 pm
Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman
Bota

Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman

17 Qershor, 2025 12:55 pm
Hitet e “Ace of Base”/ Rama: Festë e madhe sot në sheshin “Skënderbej”
Kryesore

Hitet e “Ace of Base”/ Rama: Festë e madhe sot në sheshin “Skënderbej”

17 Qershor, 2025 12:48 pm
Izrael, Ministri i Mbrojtjes: Khamenei mund të ketë të njëjtin fat si Sadam Husein
Bota

Izrael, Ministri i Mbrojtjes: Khamenei mund të ketë të njëjtin fat si Sadam Husein

17 Qershor, 2025 12:45 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Kronikë

Erion Veliaj mbetet në burg

17 Qershor, 2025 12:29 pm
Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë
Kronikë

Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë

17 Qershor, 2025 12:06 pm
“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…
Bota

“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…

17 Qershor, 2025 12:06 pm
Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Reagon MAS: Publikimi i tezës së Matematikës nuk cenon procesin

17 Qershor, 2025 11:53 am
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim

17 Qershor, 2025 11:52 am
Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran
Bota

Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran

17 Qershor, 2025 11:45 am
Para
Policia zbulon një laborator droge në Leposaviq, arreston një person

Policia zbulon një laborator droge në Leposaviq, arreston një person

I gjendet kallashnikovi në shtëpi bashkë me fishekët, shpallet në kërkim 34-vjeçari

I gjendet kallashnikovi në shtëpi bashkë me fishekët, shpallet në kërkim 34-vjeçari

PS tur anëtarësimesh të reja në Njësinë 5, Veliaj: Kthehemi me kokën lart se i kemi mbajtur angazhimet

PS tur anëtarësimesh të reja në Njësinë 5, Veliaj: Kthehemi me kokën lart se i kemi mbajtur angazhimet

TE FUNDIT

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…
17 Qershor, 2025

Ka përfunduar rivlerësimi i votave në qendrën e votimit numër 2253 në Elbasan, ku sipas vëzhguesve të Partisë Demokratike, mungojnë...

Lexo më shumë

Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman

Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman
17 Qershor, 2025

Raketat e lëshuara nga Irani kanë goditur vende të ndryshme në të gjithë territoret e pushtuara palestineze të Izraelit. Pamjet...

Lexo më shumë

Hitet e “Ace of Base”/ Rama: Festë e madhe sot në sheshin “Skënderbej”

Hitet e “Ace of Base”/ Rama: Festë e madhe sot në sheshin “Skënderbej”
17 Qershor, 2025

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tregon se sot, sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në një festë...

Lexo më shumë

Izrael, Ministri i Mbrojtjes: Khamenei mund të ketë të njëjtin fat si Sadam Husein

Izrael, Ministri i Mbrojtjes: Khamenei mund të ketë të njëjtin fat si Sadam Husein
17 Qershor, 2025

Ministri i mbrojtjes së Izraelit thotë se Khamenei i Iranit mund të përballet me të njëjtin fat si Sadam Huseini. ....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com