Bota

Publikon në instagram kafshët që vret, kërcënohet gjahtarja 31-vjeçare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:14 - 12/09/20 |
Opi Nion

“Njerëzit mendojnë se kafshët i vrasim për argëtim, por kjo nuk është e vërtetë”. Me këto fjalë 31-vjeçarja Petra Krchava, inxiniere pyjesh, është mbrojtur ndaj sulmeve në Instagram, ku ajo shfaqet me kufomat e kafshëve të vrara.

E lindur dhe e rritur në Vinca, një komunë në malet e Banskà Bystrica (Sllovaki), Petra është një gjahtare që e cilëson veten si e dashuruar me natyrën dhe kafshët.

“Ka nga ata që më kanë shkruar: Shpresoj të vdesësh si kjo kafshë. Unë e adhuroj natyrën dhe kafshët dhe gjëja më e rëndësishme është ta ruaj atë për brezat që do të vijnë. Për mua gjuetia nuk është pasion, por mënyrë jetese”, ka treguar Petra në një intervistë duke pohuar se kjo është një traditë e familjes dhe se ajo vetë ka mësuar të gjuajë që në moshën 7 –vjeçare. “Stina e gjuetisë ndez gjithmonë ritmin e jetës familjare”, ka thënë ajo.

Në fund të intervistës Petra ka thënë se pasi ka qenë e pranishme në vrasjen aksidentale të një personi gjatë një sesioni gjuetie, ajo tashmë përpiqet të ecë gjatë në pyll duke e lënë mënjanë armën./Opinion.al

 

Pas