Jack Teixeira, një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, i akuzuar për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara ushtarake në një platformë të mediave sociale, u deklarua fajtor të hënën për kryerjen e një prej shkeljeve më serioze të sigurisë kombëtare të SHBA-së në vite.
Teixeira, i cili ka mbetur në paraburgim që nga arrestimi i tij prillin e kaluar, pranoi fajësinë gjatë një seance dëgjimore në gjykatën federale në Boston.
Ndërkaq, Prokurorët po planifikojnë t’i kërkojnë gjyqtarit ta dënojë atë me mbi 16 vjet burg.
22-vjeçari u deklarua fajtor për gjashtë akuza të mbajtjes dhe transmetimit të qëllimshëm të informacionit të klasifikuar në lidhje me mbrojtjen kombëtare.
I riu i cili u bë pjesë e Gardës Ajrore Kombëtare në vitin 2019, filloi në janar të vitit 2023 të ndante sekrete ushtarake me përdorues të tjerë të rrjetit Discord. Ai kishte detyrën e “specialistit të sistemeve të komunikimit kibernetik”, në thelb një specialist i IT-së përgjegjës për rrjetet e komunikimit ushtarak.