Është publikuar në media videoja nga momenti i arrestimit të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezhi në Rinas.
Në pamjet shihet momentit kur Malltezi shoqërohet nga tre persona civile për në makinën e Policisë. Atij iu vunë pranga teksa ndodhej në aeroport për të pritur bashkëshorten e tij.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtari kriminale për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.